Komuna e Prishtinës do të ketë rreth 4 milionë euro më pak buxhet në arkën vjetore të 2017-s, në krahasim me vitin paraprak.
Kështu ka vendosur Ministria e Financave, e cila menaxhon buxhetin e shtetit dhe ndan shumën e arkës vjetore për secilin institucion publik, qendror dhe lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministria ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2017 do të jetë rreth 62 milionë euro.
Përderisa në vitin 2016 komuna më e madhe në Kosovë ka pasur buxhetin rreth 65.883 milionë euro.
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë deklaruar se nuk pajtohen me shkurtimet buxhetore që do t’ua bëjë niveli qendror, për arsye se ajo ka nevojë për rritje të buxhetit.

















