Kryesore

LDK: Vetëvendosje po bënë thirrje për vrasje publike

29.08.2016 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK: Vetëvendosje po bënë thirrje për vrasje publike

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka treguar se kush po i fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit.

LDK më tej ka theksuar se në përpjeke për të nxjerrë sa më shumë njerëz në protestën e 1 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje, ka përgatitur një videospot ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi dhe deputeti i saj, Faton Topalli, i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.

Postimi i plotë i LDK-së:

Ja kush po i fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit
Në përpjekje për të nxjerrë sa më shumë njerëz në protestën e 1 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje, ka përgatitur një videospot ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi dhe deputeti i saj, Faton Topalli, i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.

Përveç faktit se në këtë video, Shpend Ahmeti, akuzon për punësime të parregullta, pasi punësoi vet duke shkelur ligjin 250 militantë të VV-së në Komunë, ironia më e madhe qëndron te apeli që Faton Topalli ka për protestuesit.
Edhe pse protesta e 1 shtatorit është kundër demarkacionit, Topalli ka këtë mesazh: “I ftoj të gjithë të varfrit, të papunët, që janë shumicë në Kosovë, për të na u bashkëngjitur në protestën e 1 shtatorit, për të parandaluar humbjen e territorit të Kosovës karshi Malit të Zi”.

Por, Faton Topalli është milioner i vetdeklaruar.
Ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar mbi 1 milionë euro pasuri.
Siç mund të shihet në formularët e deklarimit të pasurisë ( http://www.akk-ks.org/declaration/2016/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Faton_Topalli.pdf)
Topalli, vetëm pasuri të paluajtshme i ka në vlerë 850 mijë euro. Ndërsa, kur i shtohen parat e gatshme dhe rrogat e të hyrat tjera, pasuria e tij është mbi 1 milionë euro, apo përafërsisht 1 milionë e 70 mijë euro.
Ndërkaq, Shpend Ahmeti, në këtë video shfaqet duke akuzuar për punësime nepotike të llojllojshme edhe pse para pak ditësh atij iu publikua lista e mbi 200 militantëve të partisë të punësuar në Komunë me kontratë mbi vepër, në kundërshtim me ligjin.
Në këtë video, mungon vetëm edhe ndonjë deklaratë kundër korrupsionit e Driton Çaushit, anëtarët e ngushtë të familjes së të cilit, përkatësisht e motra, siç thuhet edhe në linkun e mëposhtëm, “Më 14 maj, një panel i përzier, i përbërë prej dy gjykatësve ndërkombëtarë dhe një gjykatësi vendës, e shpalli fajtore … , gjykatëse e gjykatës komunale në Gjakovë, për zhvatje dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtare. … kishte kërkuar që një palë në një çështje civile t’ia paguante asaj $730 (500 euro) si shpërblim për vendimin e favorshëm, më pas ajo shkatërroi aktakuzën e prokurorit publik dhe dosjen. Asaj iu shqiptua dënimi prej 3.5 vjetësh, dhe iu ndalua të punonte si gjykatëse pesë vjet pas mbarimit të dënimit të saj”. Ajo për disa vite ka qenë e arratisur nga drejtësia. (http://albanian.pristina.usembassy.gov/…/GiD…/HRR2007alb.pdf Faqe 20, paragrafi 2)

Lëvizja Vetëvendosje tashmë është shndërruar në një sekt indoktrinues dhe një fenomen negativ për studim në politikën bashkëkohore në Kosovë dhe më gjerë.

Ata akuzojnë të tjerët për krimet që vet i bëjnë, i veshin me vello patriotizmi edhe veprimet më brutale kundër shtetit dhe qytetarëve, e djegin Republikën me Moton “ Për Republikën”, i japin vetes kompetenca dhe “të drejtë morale” për të bërë thirrje për vrasje publike, për tërheqje zvarrë, për burgosje e internime të kundërshtarëve politikë, gazetarëve e qytetarëve…

Por, Republika e Kosovës është më e fuqishme se sekti kriminal i milionerëve dhe anarkistëve që po përpiqet ta zhys në gjakderdhje dhe zhbëjë atë!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente