Lajmet

Ratifikim i Demarkacionit apo zgjedhje

29.08.2016 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ratifikim i Demarkacionit apo zgjedhje

Kosova po hyn në javën e aktiviteteve të shtuara politike të cilat po përcillen me tensione e polemika të ashpra rreth asaj se duhet apo jo Kuvendi të ratifikoj Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Liderët e institucioneve më të larta shtetërore dhe partive në pushtet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje deputetëve ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Përderisa udhëheqësit e opozitës thonë se deputetët po u nënshtrohen presioneve anti-kushtetuese dhe kërkojnë që marrëveshja të mos kaloj në asnjë mënyrë.

Analistët ndërkaq kanë parashikuar se nëse Demarkacioni nuk kalon në Kuvend, Kosova mund të futej në krizë dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq nëse marrëveshja ratifikohet, parashikohen tensione të reja politike në raport mes pushtetit dhe opozitës.

Dilemave të ngritura nga opozita se me marrëveshjen aktuale me Malin e Zi, Kosova humb një territor prej mbi 8 mijë hektarë tokë, u është përgjigjur në disa raste kryeministri Isa Mustafa duke e deklaruar të kundërtën.

“As unë dhe as qeveria nuk do të lejojë qe asnjë pëllëmbë tokë e këtij vendi t’i falet Malit të Zi apo ndonjë vendi tjetër”, ka deklaruar Mustafa.

Me konstatimet e kryeministrit Isa Mustafa nuk është pajtuar në vazhdimësi opozita e cila insiston se me Marrëveshjen aktuale me Malin e Zi, Kosova humb mbi 8 mijë hektarë territor.

Kryetari i subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri ka paralajmëruar se deputetët dhe aktivistët e këtij subjekti politik do të protestojnë brenda dhe jashtë Kuvendit për të pamundësuar jetësimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ata që duan ta miratojnë Demarkacionin do të përballen me kundërshtimin e vendosur të qytetarëve. Demarkacionin duhet ta ndalim me çdo kusht dhe me çdo mjet demokratike”, ka thënë Ymeri.

Përderisa opozita përpiqet të dështoj ratifikimin e Demarkacionit, në qeverinë e Kosovës në vazhdimësi flitet për pasojat e një veprimi të tillë. Ishte edhe vet Komisioni Evropian që e vendosi Demarkacionin si kusht për zbatimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se dështimi eventual i ratifikimit të Demarkacionit, nuk e rrezikon vetëm liberalizimin, por edhe të ardhmen euro-atlantike të vendit. Ai beson se deputetët i kenë sqaruar dilemat dhe të votojnë pro-ratifikimit.

“Në këtë proces më nuk mund të ketë dyshime, sepse dyshimet që kanë qenë janë vërtetuar si të pabazuara dhe tani është momenti i së vërtetës. Këtë moment dhe vendim të së vërtetës e kanë në duart deputetët e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo duke dëgjuar deklarata e tyre të fundit dhe disponimet aktuale, mendoj që ka një gatishmëri pozitive nga pjesa dërmuese e tyre që ta votojnë ratifikimin”, ka theksuar Çollaku, për Radion Evropa e Lirë.

Nisur nga mungesa e komunikimit dhe mosmarrëveshjet ndërmjet pushtetit dhe opozitës, analistët politik në vazhdimësi kanë vlerësuar se çelësi i zgjidhjes do të duhej kërkuar tek bashkëbisedimi dhe gjetja e një konsensusi politik ndërmjet të dyja palëve.

Por, lidershipi dhe spektri politik, sipas analistit Imer Mushkolaj, tashmë janë vonuar dhe se konsensusi duke i pamundur të arrihet.

“Për Demarkacionin besoj se do të duhej të reflektonin të dyja palët, pavarësisht se unë konsideroj se tashmë është vonë për arritjen e njëfarë konsensusi të kërkuar dhe nevojshëm nacional për këtë çështje”, ka thënë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Me gjithë tensionet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që më 1 shtator të diskutojë dhe më pas edhe votojë për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje do të nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.

Dështimi eventual i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, sipas pritjeve dhe analizave të ndryshme, mund ta çojë Kosovën në një krizë të re e cila besohet se do të drejtonte vendin drejt zgjedhjeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit