Djali i aktorit britanik, Rowan Atkinson, apo siç njihet botërisht me emrin e personazhit të tij komik Mr. Bean ka zgjedhur ushtrinë si karrierën e tij.
22-vjeçari Ben Atkinson, është pranuar në Sandhurst, shkollën e trajnimit të oficerëve prestigjioze, ku të dy princat e Britanisë William dhe Harry kanë marrë kualifikimet e tyre ushtarake.
Nuk ka gjasa që ai të vijojë rrugën e aktrimit, por fotot e publikuara në Facebook tregojnë se ai mund të jetë paksa si personazhi komik “Blackadder”, që babai i tij ka luajtuar vite më parë duke vënë në lojë ushtrinë britanike.
Duket se është pak në gjume….