Sport

‘Merita historike’, UEFA ndryshon rregullat për Ligën e Kampionëve

09.08.2016 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
‘Merita historike’, UEFA ndryshon rregullat për Ligën e Kampionëve

UEFA pritet të ndryshojë rregullat e kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe nga 2018 deri të paktën në 2021, katër kampionatet më të mëdha të Europës do të përfaqësohen me numër fiks skuadrash.

Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia do të përfaqësohen me nga katër skuadra duke nisur që nga sezoni 2018-2019 në Ligën e Kampioneve dhe gjithë kjo falë rregullave të reja që njohin “meritën historike” të këtyre kampionateve në këtë kompeticion.

Një tjetër avantazh që u garanton ‘merita historike’ skuadrave të katër kampionateve më të forta të Europës është shmangia e fazës ‘play off’. Pra, katër skuadra nga këto katër kampionate do të futen direkt në fazën e grupeve.

Në tavolinën e bisedimeve mes ‘Big’-ëve të Europës dhe UEFA-s propozimi kryesore është ai që 3 skuadra të kualifikohen direkt për në fazën e grupeve dhe e katërta të futet me kriterin e ‘meritës historike’. UEFA ka bërë një renditje në bazë të këtij kriteri që u garanton skuadrave si Milani, Interi, Chelsea, M. United, Liverpool, Benfica e të tjera që pavarësisht renditjes në kampionatet përkatëse, të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Kjo është formula që po qarkullon në zyrat e UEFA-s para zgjedhjes së presidentit të ri në zgjedhjet që mbahen më 14 shtator, ndërkohë që për momentin është lënë menjanë ideja e një Superlige Europiane.

Bajerni, Juventusi, Barcelona, Reali dhe PSG janë mbështetëset me të zjarrta të kësaj ideje, që do të mundësonte një kampionat të mbyllur, ose me vende të rezervuara dhe me ngjitje dhe zbritje të kufizuara në sezon në bazë të renditjes.

Propozohet që Superliga Europiane të përbëhet nga 24 skuadrat më të mëdha të Europës, me fazë “play off”, ashtu si NBA në SHBA dhe të luhet edhe në fundjavë. Pra praktikisht të errësonte ekonomikisht kampionatet kombëtare.

Skuadrat që mbështesin këtë formulë thonë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ngritjen e saj dhe se rivaliteti do të mundësonte të ardhura më të mëdha në arkat e tyre, sidomos nga të drejtat televizive.

Ideja ka hasur në ngurrimin e anglezëve dhe jo pa shkak. Sot Premier Liga siguron 3.3 miliardë euro në sezon nga të drejtat televizive, një shifër marramendëse që tejkalon me 1 miliardë edhe të ardhurat që siguron UEFA nga të drejtat televizive të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës të marra së bashku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara