Përmbytet Shkupi, dyshohet për disa viktima (Video)

E publikuar: 07/08/2016 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rrebesh masiv në një kohë tepër të shkurtër kohe ka shkaktuar përmbytje të zonave të tëra të Shkupit në Maqedoni, veçanërisht në rajonet veriore që rezultojnë edhe ndër më të prekurat.

Jozyrtairsht, agjencia e lajmeve MINA bën të ditur se disa persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve.

 

Presidenti Ivanov aktivizoi ushtrinë, e cila momentalisht është duke ndihmuar me ngritjen e barrierave përgjatë disa lumenjve, për të siguruar rezidentët e këtyre rajoneve se do të mbeten të sigurtë përballë rreziqeve natyrore.

Meteorologët theksuan se sasia e madhe e reshjeve të rëna gjatë kësaj kohe ishte e paprecedentë, e konkretisht bëhet fjalë për mbi 50 cm shi në më pak se 2 orë e gjysmë. Shumë automjete që udhëtonin nëpër rrugë mbetën të spostuara në anë të tyre, ndërsa të tjera u zhvendosën prej ujërave për disa qindra metra. Disa të tjera u përmbysën, e në këto zona dyshohet të ketë edhe viktima.

Situata në rajonin e Stajkovcit është ndoshta në gjendjen më të rëndë, ku dhjetëra shtëpi janë përmbytur, shumë automjete janë përmbysur apo kanë shpërthyer në flakë nga rrjedhat e ujit, ndërsa policia dhe ushtria po evakuon rezidentët nga shtëpitë e tyre.

Kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski është parë në Stajkovci duke ndihmuar disa qytetarë.