Urdhri i Ministrit të Bujqësisë për të mos lejuar tregëtimin dhe lëvizjen e mishit të gjedhit për shkak të sëmundjes së dermatozës nodulare ka bërë që shumica e thertoreve dhe dyqaneve ta përjashtojnë mishin e gjedhit. Ato tregëtojne vetëm mish derri dhe pule, pasi kjo kategori nuk preket nga kjo sëmundje. E megjithatë mjaft qytetarë e mendojnë këtë alarm si një lojë të segmenteve të ndryshme të politikës për ti dhënë prioritet importit të mishit të gjedhit, ndaj dhe vijojnë të pashqetësuar të blejnë në pika informale.
Alarmi i autoriteteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe ekspertëve të BE për sëmundjen e gjedhit që ka prekur në masë Shqipërinë dhe vendet e rajonit, ka bërë që mjaft thertore dhe dyqane të mishit ta reduktojnë këtë produkt.
Vëzhgimi i Ora News në zonën e Institutit në Kodër Kamëz ku ka një përqëndim më të madh të aktiviteteve të therjes dhe tregëtimit të mishit, tregon se një pjesë e madhe e thertoreve nuk tregtojnë mish gjedhi.
Tregtari: Pas shqetësimit të ngritur tregtojmë vetëm mish derri. Kemi certifikatën e sigurisë, unë jam dhe mjek veteriner.
Qytetarja: Kemi frikë, se ka dalë me sëmundje.Këto ditë nuk kemi blerë, i kemi mbyll të gjithë dyqanet e mishit.
Qytetari: Kemi frikë të blejmë mish, se është i infektuar.
Por jo të gjithë konsumatorët mendojnë kështu. Ka nga ata që nuk janë të shqetësuar nga situata në treg dhe blejnë mish gjedhi në pika informale.
Qytetari: Kam blerë mish lope. Këto lojëra i bëjnë vetë politikanët se kanë hall të me shit nga tregu i jashtëm, janë tregtarët e fortë atje që përdorin këto gjëra. Lopët nuk kanë asgjë.
Vetë biznesi e sheh ketë aksion si masë të ashpër të Qeverisë që po rëndon direkt në aktivitetin e tyre, duke shprehur hapur doza mosbesimi se kjo sëmundje ekziston vërtet.
Kasapi: Ai nuk e ka zbuluar ku është sëmundja. Unë jam qytetar, kam lopë tek shtëpia. Ai se ka zbuluar akoma ku është sëmndja. Nëqoftëse kishte vaksinë, pse nuk ka ardhur që t’ua bëjë lopëve ke shtëpia. Mbylle fare, mos ma jep fare licencën, mbylle njëherë e mirë, do ta bëjë kovaçhane.
Ministri Panariti ka kritikuar punën e AKU-së dhe policisë, duke ju kujtuar atyre se duhet të mbyllet çdo pikë thertorje dhe dyqani që tregëton mish gjedhi.
Pas një urdhri të tillë pa afat, duket se është kohë e artë për tregëtarët e pulave.
Tregtari: Blejnë pula, ngaqë janë mbyllur dyqanet e mishit, ecin pula.
















