Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi ka me anë të një komunikate për media ka thënë se në takimin e 3 gushtit u vërtetuar se shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi është në rregull.
Ky komision ka pohuar se në këtë takim edhe nga grupi kundërshtues u pranua se Kosova ka 10.906 km dhe se komuna e Pejës ka ruajtura kilometrat katrore që i ka pasur edhe pas demarkacionit.
Komunikata e plotë:
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror (me tutje Komisioni), gjatë periudhës tre vjeçare 2012-2015, ka bere punën Ligjor duke përfshirë detyrat dhe obligimet e mbështetura në dispozita ndërkombëtare dhe vendore do të thotë në Kushtetutë dhe ligje. Ka bere punën teknik duke analizuar dokumentacionin zyrtar relevant për zbatimin e metodaveteknike e profesionale sipas ligjeve.
Në takimin e 03 Gusht 2016, përveç tjerash argumentet e Komisionit dhe pyetja e Kryeparlamentarit për përfaqësuesin e të drejtës ndërkombëtare nga grupi kundërshtues, përfundimisht u pranua se: ”Dokumenti i Marrëveshjes se 10 Qershorit 1999 dhe pakoja e Ahtisaarit janë marrëveshje Ushtarake dhe Politike Ndërkombëtare, obligative për Republikën e Kosovës” Kjo nënkupton qarte se vija kufitare R e Kosovës-Mal i Zi është në rregull. Askush nuk e demantoj por nëpërmjet edhe të punimeve e pohuan se:
“Republika e Kosovës ka territor 10.906 km katror. Komuna e Pejës i kishte dhe i ka 603 kilometra katrore dmth territor të pandryshuar”. Edhe kjo qartësoj se vija kufitare ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është në rregull.
Sqarim: Këto marrëveshje ndërkombëtare se bashku me Kushtetutën e R. të Kosovës, me Kushtetutën e Krahinës se Kosovës 1974, si dhe më Aneksin 8, Sektori i Sigurisë neni 3.2 të Pakos se Ahtisaarit janë në përputhshmëri të plotë dhe të pandryshuar me vijën kufitare ndërmjet të R Kosovës dhe Malit të Z. Komisioni këto marrëveshje i ka zbatuar me përpikëri.
Bashkëngjitur janë dy harta njëra nga marrëveshja e 10 Qershorit 1999 dhe e harta e tjetër e Komunës se Pejës e vitit 2015 por edhe deri me sot pa asnjë ndryshim as në territor e as në perkufizim. Komisioni e potenconë prap se harta e Komunës së Pejës me zonat kadastrale e vitit 2015 është e zbatuar nga të gjitha institucionet qe nga viti 1974 -2016. Këtë përputhshmëri e kanë vërtetuar edhe ekspertizat profesionale ndërkombëtare si ajo e Komisionit Ad-Hoc ndërkombëtar, në mars 2016. Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën kufitare e as territorin e Kosovës as për një metër të vetme, por ka vërtetuar dhe shënjuar vijën administrative të vitit 1988 ndërmjet ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ish Republikës Socialiste të Malit të Zi.

















