Adem Grabovci e pranon se punëson njerëz, e sheh këtë si kontribut për Shtetin

E publikuar: 04/08/2016 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adem Grabovci në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se e pranon se ai punëson njerëz, mirëpo e sheh si kontribut për shtetin e Kosovës
Ai ka thënë se hetimi i iniciuar nga prokuroria e EULEX’it, është proces i cili ka përfunduar në mungesë të provave.

“Jam i gatshëm t’i përgjigjem në çdo kohë drejtësisë. Kurrë nuk kam tentuar të dalë mbi ligjin”, ka thënë Grabovci.

Ai gjithashtu ka thënë se është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e veta. “Unë jam i gatshëm të përgjigjem”.

Grabovci gjithashtu foli edhe për veprimet e tij të pasluftës duke i lidhur me ato të paraluftës.

Sikurse komandantët tjerë, edhe Grabovci për punët e pasluftës është munduar të mbulohet me punët e paraluftës.

“Iu bëj thirrje organeve të drejtësisë. Le të fillojë hetimi. Aty ku konstatohet se kam bërë shkeljen më të vogël, unë jam i gatshëm të japë përgjegjësi. E di se jam fajtor, edhe unë, edhe familja ime, sepse vetëm një krim në këtë jetë e kemi bërë. S’jemi pajtuar me padrejtësinë që i është bërë popullit tim”, ka thënë ai./GazetaExpress/