Lajmet

Qeveria me projektligj për demarkacion parasheh edhe arbitrazhin

04.08.2016 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria me projektligj për demarkacion parasheh edhe arbitrazhin

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për nisjen në Kuvend të projekt-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në një mbledhje të saj herët në mëngjës të enjten.

Hapi i Qeverisë erdhi në përfundim të një debati në tryezën shkencore-profesionale të Kuvendit të Kosovës, me pjesëmarrjen e deputetëve, ekspertëve, Komisionit Shtetëror, udhëheqësve të institucioneve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Vendimi i Qeverisë për dërgimin e Marrëveshjes për Demarkacion në Kuvend do të shtyjë Kryesinë e ligjvënësve që të vendosin për një seancë ku do të votohej dokumenti zyrtar.

Në arsyetimin e projekt ligjit në mbledhjen e qeverisë, ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se ai ka tri shtylla kryesore, filluar me “ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion dhe me çështjet e tjerat ligjore”.

Hoxhaj tha se projektligji që dërgohet në Kuvend përmban edhe pjesë ku thuhet se: “Nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve… Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar”, arsyetoi ministri Hoxhaj projektligjin për demarkacionin.

Paralajmërimet për lëvizje drejt ratifikimit të marrëveshjes nxitën partitë në opozitë të bëjnë thirrje për kundërshtim të saj përmes protestave në rrugë.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për tubime përpara ndërtesës së Kuvendit që prej mëngjesit të së enjtes.

Dërgimi i projektligjit në Kuvend pasoi vendimin e përfaqësuesve të opozitës që të marrin pjesë në tryezen shkencore, të mbajtur në një sallë alternative, ku rishfaqën qëndrimin kundërshtues ndaj demarkacionit.

Qeveria dhe opozita këmbëngulën në qëndrimet e tyre për dhe kudnër demarkacionit, ndërkohë që udhëheqës opozitarë kërkuan “nga institucionet që të rinisin gjithë procesin duke e zhbërë marrëveshjen e arritur në Vjenë, me Malin e Zi”, në prani të faktorit ndërkombëtar.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ngjalli për muaj të tërë reagime të fuqishme të opozitës e cila bllokoi punimet e kuvendit duke përdorur edhe gazin lotsjellës.

Bashkësia ndërkombëatre u bëri thirrje palëve që të gjejnë kompromisin duke ratifikuar marrëveshjen e arritur.

Së fundi demarkacioni u vendos si kusht për Kosovën në hapjen e procesit të liberalizimit të vizave dhe institucionet evropiane thanë se po presin ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës për të hapur mundësinë e lëvizjes s ëlirë të qytetarëve nga Kosova. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje