Lajmet

LDK e bënë përgjegjës Ahmetin për vdekje e plagosje të qytetarëve

03.08.2016 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK e bënë përgjegjës Ahmetin për vdekje e plagosje të qytetarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me disa deklarata të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për çështjen e Demarkacionit. Sipas LDK-së, Ahmeti është përgjegjës për vdekje dhe plagosje të qytetarëve ditëve të fundit në kryeqytet.

Partia e kryeministrit Isa Mustafa, konsideron se kryetari i Prishtinës deri më tani mban përgjegjësi për humbje të jetëve të pafajshme, si dhe plagosjen e disa njerëzve në kryeqytet gjatë festivalit të birrës, si shkak i keqmenaxhimit të qytetit.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili deri më tani mban përgjegjësi për humbje të jetëve të pafajshme dhe plagosjen e 50 njerëzve në Prishtinë për shkak të keqmenaxhimit të qytetit, po shpreson që dështimet e tij në Komunë të mbulohen nga ndonjë “revolucion” eventual në nivel qendror”, thuhet në reagim.

Ahmeti, sipas LDK-së, “vetëm brenda javës së kaluar për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë lejoi dy skandale, së pari duke lënduar dhjetëra të rinj në qendër të qytetit si dhe duke rrezikuar jetën e banorëve të një lagjeje të tërë për shkak të rrëshqitjes së asfaltit, del sot me të pavërteta për procesin e demarkacionit të kufirit”.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili deri më tani mban përgjegjësi për humbje të jetëve të pafajshme dhe plagosjen e 50 njerëzve në Prishtinë për shkak të keqmenaxhimit të qytetit, po shpreson që dështimet e tij në Komunë të mbulohen nga ndonjë “revolucion” eventual në nivel qendror.

Ahmeti, i cili vetëm brenda javës së kaluar për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë lejoi dy skandale, së pari duke lënduar dhjetëra të rinj në qendër të qytetit si dhe duke rrezikuar jetën e banorëve të një lagjeje të tërë për shkak të rrëshqitjes së asfaltit, del sot me të pavërteta për procesin e demarkacionit të kufirit.

Por, qytetarët e Prishtinës dhe të krejt Kosovës e dinë se kush ka të drejtë: institucionet shtetërore, përfaqësuesit legjitim të tyre, miqtë amerikanë dhe ekspertët e mirëfilltë e të papolitizuar, apo njerëzit që kanë në ndërgjegjen e tyre humbje jetësh si pasojë e keqmenaxhimit, uzurpatorë tokash, njerëz të akuzuar për falsifikim dhe keqpërdorim mjetesh financiare, përfitues politikë apo njerëz të ngjashëm.

Qytetarët e Prishtinës dhe krejt Kosovës janë përcaktuar për rrugën euroatlantike, për lëvizjen e lirë në BE, për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, për progresin ekonomik e jo për radikalë politikë që janë në gjendje të djegin policë, institucione, shtëpi private, për agjenda antiperëndimore të një kryetari komune i cili për synime karrieriste dhe në shërbim të klientelës së vet po bënë çdo përpjekje që të dëmtojë interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Shpend Ahmeti, duke qenë i diskredituar moralisht, profesionalisht dhe politikisht, nuk ka kredibilitet të flas më as për Komunën e Prishtinës se lëre më për çështje që lidhen me Kosovën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje