Grabovci: Kam nevojë të bindem për saktësinë e demarkacionit

E publikuar: 03/08/2016 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adem Grabovci në debat foli si qytetar, si deputet dhe si kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ai tha se ende nuk është i bindur se me atë që përmban Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Grabovci kërkoi që nga ky debat të përfshihen vërejtjet e dy palëve dhe ato të trajtohen më pas nga Komisioni Shtetëror.

“Shefi i shefave” megjithatë pret që ratifikimi të ndodhë në mënyrën që është më e mira për Kosovën.