Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë debatit me ekspertët për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se Kosova nuk ka humbur territor.
Ai ka thënë se, duke pasur parasysh se tash e një vit nuk ka pasur kushte që të debatohet në një formë të tillë me argumente, ai ka autorizuar të gjitha institucionet, që në mënyrën e tyre, të argumentojnë nëse Kosova ka humbur territor, duke përfshirë edhe pronat private, Mustafa ka thënë se kjo nuk është argumentuar nga askush.
Ai ka treguar se si ka biseduar edhe me grupin parlamentar të LDK-së, duke u kërkuar deputetëve që të mos e votojnë ratifikimin e demarkacionit vetëm sa për ta përmbushur obligimin ndërkombëtar për liberalizimin e vizave, por kjo të jetë në të mirë të vendit.
Mustafa ka thënë se Peja është një ndër komunat e rralla që ka ruajtur dokumentet kadastrale origjinale, të cilat dëshmojnë se Kosova nuk ka humbur territor dhe se komuna e Pejës e ka po atë territor që e ka pasur edhe në vitin 1974./Insajderi.com