Kadri Veseli: Zvicra duhet të jetë shembull për Kosovën

E publikuar: 01/08/2016 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook ka uruar për Ditën e pavarësisë Zvicrën. Ai madje ka thënë se Kosova duhet të marrë modele shtetin Zviceran.

Postimi i plotë i Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli në Facebook:

“Uroj popullin mik zviceran në Ditën e pavarësisë. Zvicra duhet të jetë model se si një shtet mund të zhvillohet përmes punës. Mijëra bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë shtyllë e rëndësishme e mirëqenies dhe zhvillimit të Kosovës. K.V.”, ka thënë Veseli në Facebook.