Megjithatë vet Grabovci në një bisedë për “zeri.info”, ka thënë se nuk shqetësohet për asnjë nga këto incizime sepse vet ndihet i pastër.
Sipas Grabovcit këto janë tendenca për eliminime politike të cilat i lidh me situatat të UDB-së.
“Shiko, kjo mua më rikujton kohën kur më kanë arrestuar UDB-ja jugosllave kur më kishin akuzuar për veprat e mira për të mirën e vendit në vitin 1984″, ka deklaruar ai.
“Më patën bërë akuza të rënda dhe kur i lexoja në burg mendoja kush është ky njeri. Edhe tash po ndodhë e njëjta gjë, nuk është shumë e panjohur”.
“Tendenca për të eliminuar njerëz është shumë e madhe”, ka thënë deputeti Adem Grabovci.
Kjo është hera e dytë që ndaj Grabovcit dalin inçizime të tilla. Të ngjashme patën dalë edhe në aferën që njihej si ‘Pronto’.
Ato inçizime audio ishin si dëshmi në rastin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt e të tjerëve. Hetimet për daljen e tyre në publik, u hetuan por rezultatet se kush i nxori dhe nga u publikuan, nuk u bën asnjëherë të ditura.

















