Lajmet

Ashpërsimi i gjuhës politike tensionon debatin për demarkacionin

31.07.2016 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ashpërsimi i gjuhës politike tensionon debatin për demarkacionin

Pak ditë përpara mbajtjes së debatit për demarkacionin, në një tryezë të rrumbullakët, përfaqësuesit politikë në vend, të atyre për dhe kundër procesit, kanë rritur tensionet.

Me një gjuhë më të ashpër të dy taborët janë akuzuar ndërmjet vete për, siç kanë thënë, bllokim të proceseve të rëndësishme të vendit, që, sipas tyre, kanë penguar ecjen e Kosovës.

Demarkacioni prej muajsh ka ngritur tensionet në vend, ndërkohë që pak ditë para organizimit të një tryeze të përbashkët, ai është bërë çështje e përplasjeve mbi të atë se kush e ka të drejtën.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar opozitën, por edhe ekspertë të ndryshëm se po e bllokojnë lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës, duke bllokuar, siç ka thënë, çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke i dhënë të drejtë nënshkrimit të marrëveshjes ndërshtetërore.

Por, në reagimin e menjëhershëm, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, vlerësimet e kryeministrit Mustafa, tregojnë për, siç ka thënë,“interesimin e tij që të bëjë propagandë e etiketime dhe jo të punojë për vendin dhe qytetarët”.

Analistët politikë vlerësojnë se fjalori fyes dhe gjuha degraduese që kohët e fundit i kanë përcjellë raportet edhe ashtu të ashpërsuara ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Kosovë, janë shembulli më i keq që mund të shpërfaqet para qytetarëve.

Analisti dhe sociologu Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se komunikimet e tilla nuk mund të ndihmojnë në përmirësimin e raporteve, por në përkeqësimin e tyre.

“Elita politike në Kosovë vuan nga një ashpërsi e paraqitjes, e cila është shndërruar mbase edhe në sëmundje kronike, sidomos në situata të ndryshme, në të cilat deklarimet politike dhe prononcimet e ndryshme çojnë kah përçarjet ose çojnë kah krijimi i divergjencave të panevojshme ndërmjet politikanëve”, thotë Hasani.

Analisti i çështjeve politike Halil Matoshi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë konsideron se ashpërsimi i fjalorit te liderët politikë, nuk mund të sjellë ndonjë klimë pozitive, aq më pak në prag të debatit për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nga ana e tij, pushteti dëshiron që të mos i nxjerrë telashe vetes, kurse nga ana e opozitës është si një lloj presioni për zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe, unë nuk pres që palët do të reflektojnë dhe do të gjejnë zgjidhje në këtë tryezë. Aty vetëm do të ashpërsohet vokabulari politik edhe më tutje”, vlerëson Matoshi.

Ai mendon se thellimi i ashpërsimit të fjalorit politik është rritur për faktin që, siç thotë Matoshi, Qeveria nuk u ka dhënë zgjidhje dy çështjeve shumë të rëndësishme, demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Demarkacioni duket se duhet të jetë punë e kryer, pasi që janë involvuar edhe amerikanët në këtë aspekt, ndonëse Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka ditur të argumentojë dhe plasojë në publik të vërtetën e saj zyrtare. Ndërsa, opozita megjithatë në disa tentativa ka dhënë disa argumente që e luhatin opinionin se, vërtet, Kosova mund të ketë humbur territor në demarkimin e kufirit me Malin e Zi”, shpjegon Matoshi.

Pas shumë deklaratave për dhe kundër, të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të Marrëveshjes aktuale që është nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar në Vjenë,dhe atyre që e kundërshtojnë atë, transmeton rel.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, vazhdojnë ta konsiderojnë marrëveshjen me Malin e Zi, si të dëmshme për Kosovën, e cila, sipas tyre, i humb vendit më shumë se 8 mijë hektarë tokë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje