Lajmet

Konkursi ndërkombëtari i fotografisë për zonat e mbrojtura natyrore tani edhe për Kosovë

29.07.2016 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konkursi ndërkombëtari i fotografisë për zonat e mbrojtura natyrore tani edhe për Kosovë

Wiki Loves Earth është një konkurs ndërkombëtar fotografik rreth zonave të mbrojtura natyrore.

Këtë vit, për herë të parë, këtij konkursi i bashkohet edhe Kosova. Ngjarja do të zhvillohet nga data 1-30 qershor 2016 dhe organizohet nga anëtarët e grupit Wikimedians of Albanian Language User Group.

Qëllimi i Wiki Loves Earth Kosovo është dokumentimi i trashëgimisë natyrore në Kosovë, si dhe mbledhja e sa më shumë fotove cilësore të zonave të mbrojtura në Kosovë për t’i përdorur më pas ato në Wikipedian në gjuhen shqipe, në Wikipedia në gjuhë, në projekte të tjera të Wikimedias dhe kudo tjetër.

Si mund të marr pjesë në konkurs?

Çdokush, pavarësisht nga mosha apo kombësia mund të marrë pjesë në konkursin e Wiki Loves Earth Kosovo, duke pas parasysh rregullat e mëposhtme:

Duhet të jeni të regjistruar në Wikimedia Commons
Nëse keni një llogari në Wikipedia ose në ndonjë projekt tjetër të Wikimedias, nuk është e nevojshme të regjistroheni, pasi mund të përdorni atë llogari edhe në Commons. Në të kundërtën, mund të regjistroheni shumë thjesht këtu. Mos harroni të jepni emailin tuaj gjatë regjistrimit, pasi mund t’na nevojitet të ju kontaktojmë në rast se shpalleni fitues.
Fotot duhet të jenë të bëra nga vetë ngarkuesi i tyre
Fotot që janë bërë nga të tjerët (edhe nëse keni leje nga ata) nuk do të pranohen.
Fotot duhet të jenë të zonave të mbrojtura në Kosovë që gjenden në listën zyrtare të miratuar nga Ministria e Mjedist
Fotot jashtë kësaj liste nuk do të jenë pjesë e konkursit.
Fotot duhet të ngarkohen nga data 1 qershor deri në datën 30 qershor
Fotot e ngarkuara përpara kësaj date nuk do të jenë pjesë e konkursit dhe përjashtohen nga e drejta për të fituar çmime. Nuk është e thënë që fotot duhet të jenë bërë gjatë kësaj periudhe, ju mund të përdorni edhe foto që keni bërë vite më parë, mjafton që ato të ngarkohen në periudhën e caktuar.
Fotot duhet të jepen nën një licence të lirë,
Wikimedia Commons pranon vetëm foto që jepen nën një licence të lirë. Nëse dëshironi që fotoja juaj të mos përdoret nga të tjerët pa lejen tuaj, atëherë mos e ngarkoni atë në Commons.
Fotoja duhet të jetë të paktën 2MP

Pyetje dhe përgjigje

Ka ndonjë kufizim mbi numrin e fotove që mund të ngarkoj?
Jo, mund të ngarkoni sa foto të doni. Megjithatë, ne ju këshillojmë të ngarkoni fotot tuaja më të mira dhe më cilësore për të rritur mundësinë për të fituar.
A mund të përdor Photoshop ose ndonjë program të ngjashëm për të redaktuar fotot përpara se t’i ngarkoj?
Po, sigurisht. Fotot mund të redaktohen duke përdorur çfarëdo lloj programi. Por ju lutemi shmanguni dëshirës për t’i redaktuar fotot tej mase, ky është një konkurs fotografik jo konkurs mbi përpunimin e fotove me kompjuter.
Sa duhet të jetë madhësia e fotos?
Ju lutemi ngarkoni foto sa më të mëdha të jetë e mundur dhe mos i zvogëloni ato. Gjithashtu bëni kujdes që fotot të jenë të paktën 2 megapiksel, përndryshe nuk do të pranohen,transmeton koha.net.
A mund ta redaktoj Wikipedian vetë dhe të shtoj foton time në një artikull?
Po, do të ishim të lumtur! Kur fotoja juaj ngarkohet në Commons, ajo mund të ripërdoret shumë thjesht në Wikipedia thjesht duke shtuar një lidhje.
Unë nuk jam fotografi më i mirë në botë. I doni prapëseprapë fotot e mia?
Po, ju lutemi! Edhe nëse mendoni se nuk do të fitoni ndonjë çmim, ju mund të ndjeni kënaqësi duke ditur se ju me foton tuaj po ndihmoni të dokumentoni trashëgiminë natyrore të Kosovës, po ndihmoni brezat e ardhshëm ta përdorin lirisht foton tuaj, si dhe po ndihmoni një komunitet gjithnjë e në rritje (Wikipedian), i cili beson se çdokush duhet të ketë lirinë të marrë dije falas.
Zonat janë shumë të mëdha. Si ta di se cilën pjesë të fotografoj?
Fotot më të mira janë ato foto që kapin një pjesë të madhe të zonës. Ju mund të fotografoni edhe ndonjë specie të rrallë (kafshë, bimë, etj.) që rritet në atë zonë, por duhet të tregoni se në cilën zonë është bërë fotoja, pasi mund të jetë e vështirë të dallohet.
Çfarë duhet të bëj nëse një zonë ka një tarifë hyrjeje?
Ne nuk po ju detyrojmë të shkoni dhe të bëni foto në këto zona, por nëse i vizitoni këto zona për qejfin tuaj, atëherë ne ju këshillojmë të bëni sa më shumë foto aty.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje