Lajmet

Kosova merr përvoja nga Kroacia për menaxhimin e integruar të kufirit

29.07.2016 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova merr përvoja nga Kroacia për menaxhimin e integruar të kufirit

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, së bashku me përfaqësuesit e policisë dhe doganës, BE-së dhe UNOPS, qëndroi dje në Kroaci për një vizitë studimore për IBM, me ç’rast ka vizituar pikë kalimin kufitar Bajakovo.

Kjo vizitë është realizuar me qëllim të marrjes së përvojave të planifikimit dhe funksionimit të pikë kalimeve kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë pasi që Kosova tashmë është në proces të ndërtimit të pikëkalimeve të përhershme me shtetin fqinjë Serbinë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit për IBM.
Ministrja Tahiri në takim me autoritetet kroate në këtë pikë kalim kufitar ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë si dhe ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, duke qenë se Kroacia tashmë është një vend anëtar i BE-së.

Ajo ka njoftuar se Kosova po bënë përgatitjet finale për ndërtimin e pikë kalimeve të përhershme kufitare me shtetin fqinjë Serbinë, në bazë të marrëveshjes së Brukselit, dhe se kjo vizitë ka karakter studimor nga e cila do të merren përvojat e Kroacisë në këtë fushë. Ministrja Tahiri gjatë këtij takimi shtoi se ndërtimi i këtyre pikë kalimeve të përhershme kufitare ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Serbisë ofron mundësinë e një kontrolli më të mirë kufitar si dhe avancimin dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave sipas parimeve të IBM-it.

Autoritetet kroate shprehën kënaqësi dhe gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e menaxhimeve kufitare. Kryesuesi i delegacionit kroat, Dragan Babovic, drejtor i policisë në këtë PKK dhe udhëheqës i sektorit për bashkëpunim me vendet fqinje, theksoi se bashkëpunimi mes autoriteteve kufitare të dyja vendeve duhet të vazhdoj dhe se ata janë të gatshëm për këmbimin e përvojave në rrugën e integrimit evropian dhe plotësimit të standardeve në fushat përkatëse.

Kjo vizitë studimore që zgjati rreth pesë orë u realizua në dy pjesë. Në pjesën e parë të vizitës, të gjitha autoritetet doganore prezantuan veprimtarinë e tyre secili në fushën që mbulon, përfshirë këtu policinë, doganën, inspektimet fitosanitare dhe veterinare. Prezantues ishin Tihomir Zhegrec, udhëheqës i Shërbimit për Hetime Doganore, Kresimir Vidoviq, ndihmës shef për rajonin e Vukovar-Sremit, Suzana Rogic, udhëheqëse e departamentit për Veterinari, Irena Stimac, udhëheqëse e departamentit të Inspeksionit Sanitar Kufitar. Pas prezantimeve, u zhvillua një diskutim i gjerë me pjesëmarrësit nga Kosova, në veçanti të angazhimeve të Shaban Guda, drejtor i Policisë Kufitare, dhe Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit për IBM në Doganat e Kosovës.

Në pjesën e dytë, delegacioni vizitoi PKK Bajakovo duke u njohur me planifikimin dhe funksionimin e të gjitha autoriteteve kufitare, praktikave të IBM si dhe me zgjidhjet teknike, të teknologjisë informative dhe ato arkitektonike.
Pikë kalimi kufitar Bajakovo është më i madhi në Republikën e Kroacisë dhe ka një fluks të madh të qarkullimit ku vetëm në vitin 2015 ka pasur frekuentim të mbi 8 milion pasagjerëve, mbi 2 milionë veturave dhe mbi 400,000 maunave. Vlerësohet si një shembull i mirë për t’u ndjekur për rastin e PKK të Kosovës në Merdare. Pikë kalimi Bajakovo/Batrovci është në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

Në delegacionin e udhëhequr nga ministrja Tahiri morën pjesë: Shaban Guda, drejtor i Policisë Kufitare, Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit për IBM në Doganat e Kosovës, Elona Cecelia, këshilltare politike e ministres Tahiri, Merita Govori, menaxhere e projektit të IBM në Zyrën e BE-së në Kosovë, Dritëro Jashari, zv.menaxher i projektit në UNOPS, Alan Wilson, këshilltar për çështjen e IBM në EULEX, Amir Haziri, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Kroaci.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje