Në bazë të kësaj teorie, analiza me kompjuter ka zbuluar se Kim Kardashian ka vetulla perfekte, Scarlett Johansson ka sytë më të bukur, përmasa e fytyrës së Rihanna-s është më e bukura ndërsa buzët më të bukura i ka Emily Ratajkowski dhe balli më i bukur është ai i Kate Moss.Amber 30-vjeçe, e cila momentalisht ndodhet mes një beteje për t’u divorcuar nga Johny Depp, është testuar nga teknike më e fundit kompjuterike nga kirurgu Dr Julian De Silva, i cili ka zbuluar se tiparet e saj janë tepër të ngjashme me Golden Ratio of Beauty.
Amber Heard ishte e para me 91.85% ngjashmëri, Kim Kardashian e dyta me 91.39%, Kate Moss e treta me 91.06%, Emily Ratajkowski e katërta me 90.8% dhe Kendall Jenner me 90.18 % ngjashmëri me Golden Ratio of Beauty.