Lajmet

FSK vazhdon edhe më tej bashkëpunimin me SHBA-të

02.07.2016 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
FSK vazhdon edhe më tej bashkëpunimin me SHBA-të

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur sot në takim senatoren e shtetit të Iowas, Joni Ernst.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Ernst në këtë takim ishte e shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, komandant i Gardës Kombëtare të Iowas Ajovës, gjeneralmajor Timothy Orr si dhe ushtarakë e zyrtarë të tjerë të lartë nga SHBA-të.

Në njoftim thuhet se në këtë takim, ministri Demolli ka informuar mysafirët me gjendjen e sigurisë në Kosovë, të cilën e ka vlerësuar si të kënaqshme nëse kihet parasysh zona gjeografike ku gjendet vendi.

Në takim, Demolli u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme që ka FSK-ja nga SHBA-të, si dhe njoftoi të pranishmit me sfidat dhe punën që po bëhet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Nga ana e saj, senatorja Joni Ernst, shprehu kënaqësinë për arritjet e deri tashme të FSK-së dhe shkallën e lartë të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe ushtrisë së SHBA-ve.

Ajo u shpreh e bindur se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.

Pas takimit me ministrin, senatorja Joni Ernst pati një takim me femrat në uniformë të FSK-së, ku ajo foli për të kaluarën e vet ushtarake dhe sfidat që has gjinia femërore në ushtri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit