Dhunon ish-bashkëshorten dhe vajzën 14 vjeçare, arrestohet

E publikuar: 02/07/2016 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 43 vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ishte bashkëshortes së tij dhe vajzës, 14 vjeçare. Në pranga përfundoi Dyrim Zylali.Transmeton Ora News.

“Ky shtetas,  u arrestua nga efektivat e policisë  gjatë ditës së djeshme,  pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish- bashkëshortes së tij,  shtetases M.B,  40 vjeçe dhe vajzës së tij,  shtetases R.Z,  14 vjeçe”, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.