Duke pritur vëllain nga “Ataturku”

29.06.2016 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Duke pritur vëllain nga “Ataturku”

Ballsor Hoxha

Mbrëmë vëllai im i ka shpëtuar për disa minuta (për të mos thënë sekonda) eksplodimeve terroriste në aeroportin e Stambollit. Si gjithherë ka qenë duke kryer një punë për familjen e tij, dhe pikërisht kjo ia ka shpëtuar jetën.

Në raste të këtilla njeriu nuk mund ta ndaloj veten nga mendimet më të errëta të mundshme. Shumë herë e kam parë të vdekur, të plagosur, duke e bartur në spital, etj. Dhe gjithë kjo duke i harruar viktimat e vërteta, ata që përnjëmend kanë vdekur dhe ata që janë plagosur e gjymtuar mbrëmë në “Ataturk”.

Vëllai im, ka mundur dhe të ishte një nga viktimat. Duke qenë besimtar i devotshëm. Duke qenë njeri familjar. Duke qenë edhe patriot dhe njeri kozmopolit, dhe mbi të gjitha duke qenë punëtor ndërkombëtar humanitar i cili e ka rrezikuar jetën për t’i ndihmuar të tjerëve. Vëllai im, pikërisht duke qenë vëllai im dhe i të tjerëve për aq sa lejojnë të tjerët, ka mundur të ketë vdekur dje, pikërisht duke i ndihmuar të tjerët, në këto kohët e fundit sirianët.

Pse të vritet një njeri i tillë? Jo vetëm pse është vëllai im, por cilido njeri i këtij profili, pse të vritet? Si mund të vritet?

Apo fëmija që shihej në incizimet e rastit mbrëmë,pse të vritet? Cilit zot i konvenon kjo? Çfarë zoti është ky?

E shumta e njerëzve normal, apo që e kanë logjikën, qofshin edhe besimtarë, nuk e pranojnë një terrorizëm të tillë. Edhe shumë mysliman e mohojnë një terrorizëm të këtij lloji. Atëherë prej nga vijnë këta terroristë? Prej nga motivohen dhe prej nga marrin guxim për të vepruar?

Vetë vëllai im që e ka pas jetën e rrezikuar mbrëmë, dhe edhe nëna ime e cila është besimtare e devotshme, dhe të tjerë të afërm, do të më qortojnë për këtë që do të them, por ju lutem, po të njëjtit terroristë të mbrëmshëm në “Ataturk” të Stambollit, dhe deri tek ata të Kullave Binjake në New York, kanë qenë të motivuar nga zoti për veprimin e tyre. Kanë qenë të motivuar nga Kurani, kanë qenë të motivuar nga feja Islame.

Secili e lexon këtë shkrim në mënyrën e vet, qoftë edhe po të shkruaja të kundërtën, por vetëm besimi në tej racionalen, tej të logjikshmen dhe tej të vërtetueshmen sjell këto veprime terroriste. Vetëm besimi në të pavërtetueshmen sjell njeriun në gjendje tej reales. Dhe vetëm ky person mund ta çoj në ajër tërë realitetin për të “dëshmuar” jo zotin, jo religjionin por besimin e tij/saj.

Njeriu i cili ka lënë peng çdo gjë në jetën reale, prej fëmijëve dhe prindërve, tek përkatësia etnike apo kombëtare (si administratë) e deri tek ajo që është e vërtetueshme, dhe është e vërtetueshme se zoti – mund – të jetë matanë vetëm dhe vetëm matanë, pra ky njeri i cili ka lënë peng çdo gjë që e bën jetën në këtë tokë doemos që do të mbroj deri në njeriun e fundit, deri në kufarin e fundit, deri në pengesën e fundit, besimin e tij/saj.

Pikërisht kjo është frika, jo nga fuqia e besimit të “neo-mylsimanëve”, por nga lehtësia dhe fuqia e mohimit të reales. Pikërisht mohimi i jetës këtu dhe tash dhe dje, sado e rëndë të ketë qenë, apo sado e zbehtë të ketë qenë, sjell terrorizmin.

Dhe pikërisht në religjion gjendet kjo – çmendi – e quajtur besim. Pikërisht në këtë fushë tejet të rrezikshme për njerëzimin gjendet edhe tmerri/guximi për të vrarë në emër të zotit. Dhe pikërisht këtu shpërfaqet edhe ana e errët e religjionit dhe të tjerave: në pafundësinë e asaj që gjendet tej realitetit.

Besimi është shumë para Islamit, dhe ekziston ende në të gjitha racat, etnitë e kombet tjera. Por askush prej tyre nuk është duke ndërmarr akte terroriste, askush prej tyre nuk është duke vrarë në emër të zotit të tyre, dhe askush prej tyre nuk ka këtë vullnet për të shkatërruar tërë atë që është në këtë botë. Athu pse? Anash politikave globale në të cilat hynë edhe ajo e myslimanëve, si atyre të urtë e poashtu edhe të atyre të “sertë”, cili religjion tjetër është duke vrarë në emër të zotit të tyre?

Jemi pyetur, hamendur e çmendur duke kërkuar një shpjegim për këtë që po ndodh me myslimanët, edhe në Kosovë. Dhe çdo mendim apo shpjegim i yni anohet si i padijshëm, gjoja se nuk e kemi lexuar Kuranin etj. Pastaj edhe vetë myslimanët e devotshëm a anulojnë çfarëdo mendimi rreth terrorizmit. Por nëse ne veç jemi të padijshëm, pse myslimanët e brengosur nuk e gjejnë një kuptim në tërë këtë? Të shpallin djallin e vërtetë në mesin tonë?

Bota, kjo që e njohim dhe e përjetojmë është duke u zvogëluar, jo vetëm nga interneti dhe “xhahilët” por edhe nga frika, ankthi dhe terrori që po r e përhapin myslimanët ekstremist. Deri sa të hyjë në familjet tona, siç edhe hyri mbrëmë në familjen time, ne do të vazhdojmë të anojmë kah terrorizmi fshehtas e do të flasim kundër tij nëpër sheshe. Por ne nuk jemi ndryshe, as nga sirianët dhe as nga amerikanët, çdo gjë që ndodh në botë gjen derë edhe tek ne.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Patriotizmi i ekzagjëruar

Patriotizmi i ekzagjëruar