Sport

Portugalia “rrëzon” Kroacinë, luzitanët në çerekfinale

26.06.2016 00:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Portugalia “rrëzon” Kroacinë, luzitanët në çerekfinale

Portugalia reziston 116 minuta dhe arrin të godasë në momentin më të mirë të Kroacisë duke arritur një kualifikim të vuajtur mes 8 më të mirëve të kontinentit. Skuadra luzitane iu fal këmbëve të Quaresmas 4 minuta nga fundi i kohëve shtesë për të kaluar 1-0 Kroacinë që i jep lamtumirën europianit pas një takimi ku gjithçka ndodhi në 30 minutat e kohës shtesë. Një ndeshje shahu, metër për metër, top për top, me asnjë goditje në portë gjatë 90 minutave të rregullta, shumë faulle dhe aspak fantazi mes dy skuadrave që preferuan më shumë të mos pësonin, në pritje të hapit të gabuar të kundërshtarit. Portugalia zbriti në fushë me formacionin tipik të ndeshjeve të fundit ku mungesa e madhe ishte Joao Moutinho, ndërsa Kroacia prezantoi gjithë arsenalin e rëndë ku Mandzukic u rreshtua i vetëm në sulm.

Për të shijuar rastin e parë të rrezikshëm u dësh minuta e 25 kur Pepe kërceu më shumë se të gjithë në zonën e rreptësisë, por pa arritur të shënjestrojë kuadratin, ndërsa 5 minuta më pas Perisic replikoi me një aksion personal që nuk e finalizoi në mënyrën e duhur. Me këto dy raste u mbyll pjesa e parë ku Cristiano Ronaldo nuk arriti të luante asnjë top në zonën kundërshtare, i eklipsuar totalisht nga mbrojtja kroate. Me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës, ishte Brozovic që rrezikoi në minutën e 52, ndërsa 10 minuta më pas Srna shërbeu në zonë një top të saktë, por Vida me kokë bëri më të vështirën. Kjo ishte tabloja e kohës së rregullt ku të gjithë iu drejtuan kohës shtesë me shpresën se ndeshja do të zgjidhej pa pasur nevojën e ekzekutimit të 11-metërshave dhe kështu ndodhi. Vida në minutën e 112 pati një tjetër shans të artë por goditja e tij përfundoi jashtë ndëersa Perisic ishte i pafat pasi goditi shtyllën tre minuta më pas. Ky ishte momenti kyç i ndeshjes sepse në kundërsulmin e aksionit kroat, Cristiano Ronaldo goditi fillimisht dhe topi i grushtuar përfundoi në këmbët e Quaresmas që tundi rrjetën.

Kroacia “nokdaun”, Portugalia në delir, minutat deri në fund nuk mjaftuan për ballkanasit që largohen nga Europiani pas 120 minutave jo shumë bindëse edhe pse konsideroheshin një prej skuadrave favorite të këtij seszoni. Në çerekfinale, Portugalia do të sfidojë Kombëtaren e Polonisë./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit