Sport

UEFA ndëshkon Skënderbeun, një vit jashtë kupave të Europës

06.06.2016 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
UEFA ndëshkon Skënderbeun, një vit jashtë kupave të Europës

UEFA ka gjetur fajtore skuadrën e Skënderbeut për trukim ndeshjesh dhe kanë ndëshkuar korçarët me një vit pezullim nga kupat e Europës.

Vendimi është marrë nga Disiplina e qeverisë së futbollit europian dhe ka mbërritur edhe në zyrat e Skënderbeut, ndërsa zyrtarizimi i tij dhe më pas publikimi në faqen zyrtare të UEFA-s pritet të bëhet në ditët në vijim.

Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore kanë të drejtën e apelimit të pezullimit.

Shtatë muaj më parë, kompania e monitorimit të kuotave dhe parave në basteve sportive, “Federbet”, hodhi dyshimet për Skënderbeun.

Dy javë, presidenti i skuadrës korçare, Ardjan Takaj dhe drejtori sportiv i klubit Haris Fakic ndodhen në Gjenevë, ku jo vetëm po diskutohet, por edhe pritet një vendim i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s për disa ndeshje të dyshuara si të fiksuara.

Në një komunikatë për shtyp të publikuar në faqen e saj, skuadra korçare konfirmon një gjë të tillë duke shtuar veç ndeshjeve në Europë edhe disa të kampionatit shqiptarë si me Partizanin, Tiranën, Teutën dhe Vllaznisë.

Francesko Branka, Sekretari i Përgjithshëm i Federbet në muajin tetor të vitit të shkuar përmendi ndeshjen e fazës së grupeve të kupës Europa League, mes Sportingut të Libonës dhe Skënderbeut që përfundoi me rezultatin 5-1.

Për atë ndeshje raporti i “Federbet” thotë se në pjesën e dytë kryesisht, ka patur një fluks bastesh se do të shënoheshin shumë gola.

Në të vërtetë, pjesa e parë përfundoi 2-0 në favor të skuadrës Portugeze dhe në pjesën e dytë u shënuan 4 gola të tjerë, 3 për portugezët dhe një Skënderbeu në minutën e fundit.

Një tjetër ndeshje e veçuar, ishte ajo e turit paraeliminator të Champions Leagues, mes skuadrës nga Irlanda e Veriut Krusaders dhe Skënderbeut. Të dyja përballjet mes tyre, sipas Federbet kanë patur lëvizje të çuditshme të koeficientëve dhe shumave të parave që shkonin nga 1 në 3 mln euro.

Megjithatë këto ndeshje të përmendura u konsideruan thjesht si maja e ajsbergut për trukimin e përballjeve në Europë nga kompania “Federbet”, nga ana tjetër gjithçka u duk se kaloi në heshtje.

Por 7 muaj më pas, në një heshtje të çuditshme, drejtuesit më të lartë te klubit korçar ndodhen në Gjenevë për të ndjekur çështjen nga afër dhe marrja e dy avokatëve për t’u mbrojtur për hapin e parë të drejtësisë sportive, atë të komisionit të disiplinës së UEFA-s, por ndoshta edhe më pas në Arbitrazhin Sportiv në Lozanë.

Komisioni i disiplinës së UEFA-s pritej të reagonte të mërkurën, ndërkohë që duket se për momentin do të ketë një shtyrje të përkohshme të zbardhjes së këtij vendimi.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara