Sport

Euro 2016, UEFA: Shqipëria mbështetet te mbrojtja e mesfusha

02.06.2016 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Euro 2016, UEFA: Shqipëria mbështetet te mbrojtja e mesfusha

Mbrojtje solide, mesfushë e ngjeshur për të lënë sa më pak hapësira dhe një sulmues i deklaruar, për të tentuar që ti kapë rivalët në befasi. Kjo është mënyra e lojës me të cilën sipas UEFA-s, Shqipëria pritet të paraqitet në finalet e Euro 2016. Në ditët e fundit të përgatitjeve drejt Euro 2016, faqja zyrtare e Konfederatës Europiane të Futbollit parashikoi formacionet e mundshme të skuadrave pjesëmarrëse. Gjithçka duke u bazuar në skemat e përdorura më së shumti gjatë kualifikueset dhe miqësoreve të 24 përfaqësueseve finaliste.

Për Shqipërinë e Gianni De Biasit skema më e përdorur mbetet 4-5-1, ku edhe variacioni taktik i trajnerit me rreshtimin 4-2-3-1 e mban praktikisht mesfushën të ngjeshur dhe me 5 lojtarë. Berisha në portë ka mbështetjen e Hysajt, Canës, Mavrajt e Agollit në mbrojtje. Në mesfushë Kukeli është gjithmonë përpara mbrojtjes për të thyer aksionet e kundërshtarëve. Taulant Xhaka përdoret si “xhol”, herë përkrah Kukelit dhe në disa raste në pozicion më të avancuar, ashtu si Abrashi. Nga krahët e mesfushës, Lenjani duket i paprekshëm në të majtën, ndërsa Roshi në avantazh për krahun e djathtë, ndërsa Cikalleshi jepet favorit për një fanellë titullari, edhe pse së fundmi Armando Sadiku ka forcuar pozitat në ekip.

Përsa i takon ekipeve të tjera të Grupit A, Zvicra, kundërshtari i parë i kuqezinjve më 11 Qershor në Lens, pritet të luajë me rreshtimin agresiv drejt sulmit, 4-3-3. Në formacionin e helvetëve pritet të jenë 4 nga 6 shqiptarët e skuadrës, Granit Xhaka, Behrami e Shaqiri në mesfushë dhe Admir Mehmedi në sulm. Skuadër sulmuese e rreshtim 4-3-3 edhe për Francën, me yllin e skuadrës Pogba të spostuar nga e djathta në mesfushë, ndërsa Griezmann, Payet e Oliver Giroud pritet të përbëjnë treshen sulmuese. Rreshtim deri diku të ngjashëm me Shqipërinë mendohet se do të përdorë edhe Rumania, me skemën 4-2-3-1, ku Torje e Popa janë në balotazh në mesfushë, ashtu si Andone dhe Keșerü për vendin e sulmuesit të vetëm.

Këto janë formacionet e Shqipërisë dhe kundërshtarëve në evenimentin në Francë. Taktika do të ketë një rol të rëndësishëm në ecurinë e skuadrave. Por, më tepër se kjo do të vlejnë dëshira për të mos zhgënjyer, puna në grup dhe lufta sportive. Të gjitha cilësi për të cilat Kombëtarja kuqezi spikat dhe që i siguruan pjesëmarrjen historike në Kampionatin Europian./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit