Sport

Tre super futbollistë të gatshëm për Kosovën

27.05.2016 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tre super futbollistë të gatshëm për Kosovën

Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA mund t’i shohë frytet e para shumë shpejt.
Adnan Januzaj mund të bëhet ylli i parë që prej një shteti tjetër kalon te Kosova pas anëtarësimit të saj në UEFA e FIFA. Madje, gjasat janë të mëdha që mesfushori i Manchester Unitedit të debutojë me Kosovën në miqësoren e 3 qershorit ndaj Ishujve Faro, nëse e kompleton dokumentacionin. Në të kundërtën, istogasi të paktën pritet të jetë prezent në tribuna. Më 3 qershor në Frankfurt, Kosovës mund t’i bashkohen edhe Alban Meha e Valdet Rama.
Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA mund t’i shohë frytet e para shumë shpejt. Adnan Januzaj pritet të jetë risia më e madhe e miqësores së 3 qershorit, kur Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Ishujt Faro, në Frankfurt të Gjermanisë.
Futbollisti istogas mund të bëhet futbollisti i parë që nga një përfaqësuese tjetër transferohet te Kosova, duke e thyer akullin edhe për yjet tjerë që mbrojnë ngjyrat e vendeve tjera.
“Zëri” mëson se futbollisti i Manchester Unitedit do të jetë prezent në ndeshjen që do të luhet në Frankfurt, qoftë në fushën e blertë apo edhe në tribuna, varësisht se si përfundojnë gjërat në aspektin ligjor në ditët në vazhdim, pasi atij i duhet një leje nga Federata Belge e Futbollit dhe nga FIFA për ta ndërruar përfaqësuesen.
Ka qenë vetë babai i futbollistit, Abedin Januzaj, kupton po ashtu gazeta, i cili nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke siguruar se djali i tij dëshiron të luajë për Kosovën.
Ndërkohë, përzgjedhësi Albert Bunjaki do ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar në konferencën për shtyp, që do ta mbajë më 29 maj. Trajneri kosovar nuk e ka përjashtuar mundësinë që në mesin e të ftuarve të ketë edhe ndonjë yll.
Prej emrave që fliten më së shumti kohëve të fundit që mund t’i bashkohen më shpejt Kosovës janë Adnan Januzaj, Alban Meha e Valdet Rama, të cilët nuk janë ftuar në Evropianin e Francës, nga Belgjika e Shqipëria.
“Listën e kam kompletuar, por presim deri të shtunën dhe do ta publikojmë atë. Jemi munduar ta bëjmë zgjedhjen më të mirë, po mundohemi të kemi kontinuitet dhe stabilitet. Mund të ketë ndonjë risi me thirrjen e ndonjë ylli, por do të presim deri në momentin e fundit”, deklaroi Bunjaki për “Zërin”.
Ai e pranon se lojtarët që do të luajnë në përfaqësueset tjera e që do të jenë pjesë e Evropianit nuk do të ftohen, duke mos e përjashtuar ndërkohë ftesën para “Euro 2016” për lojtarët që s’do të jenë pjesë e këtij evenimenti, siç janë Januzaj, Meha apo Rama, i cili pati luajtur për Kosovën para se t’i bashkohej Shqipërisë vite më parë. Por, Bunjaki nuk përmend emra.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin ligjor, pasi ftesa eventuale e ndonjë lojtari mund të na penalizojë dhe të na përjashtojë nga kualifikimet. Prandaj, pa na dhënë lejen FIFA nuk ndërmarrim vendime të tilla. E për lojtarët që nuk do të jenë pjesë e Evropianit, nuk e përjashtoj mundësinë të ftohen edhe para këtij kompeticioni”, nënvizoi Bunjaki.
Prej të urryerit në hero
Adnan Januzaj ishte bërë futbollisti më i urryer ndër tifozët shqiptarë kur e kishte refuzuar Shqipërinë për t’iu bashkuar Belgjikës, me të cilën kishte marrë pjesë në Botërorin e Brazilit, ku nuk la gjurmë.
Më pas, karriera e tij e mori teposhtën dhe më pas nuk u ftua kohëve të fundit nga Belgjika, e cila nuk e ftoi as në Evropianin e Francës. Tash, ish-futbollisti i Anderlechtit dhe Borussia Dortmundit ka vendosur të largohet prej ekipit të Marc Wilmots, ndërsa e ardhmja e tij është ekipi i vendi të të parëve të tij, ku pritet të konsiderohet si hero.
Për të tjerët vendoset pas Evropianit
Bunjaki ka njoftuar se për lojtarët tjerë nga Kosova që përfaqësojnë vendet tjera do të vendoset pas Evropianit. Ai insiston se kjo është zgjedhje individuale, duke shpresuar që disa prej tyre t’i ketë në dispozicion për ta ndërtuar një skuadër solide, e cila do të kishte prezantim të mirë në kualifikimet për Botëror, derisa më pas të kërkojë diçka më shumë në kualifikimet për “Evropianin 2020”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Jashari: Sahit Jashari i shërbeu atdheut në ditët më të vështira

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Jashari: Sahit Jashari i shërbeu atdheut në ditët më të vështira

27 vjet nga çlirimi i Kosovës, ambasada amerikane: NATO hapi rrugën për paqe dhe stabilitet

27 vjet nga çlirimi i Kosovës, ambasada amerikane: NATO hapi rrugën për paqe dhe stabilitet

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

Tetë ulëse për Aleancën: Dorëzimi i mandateve mundëson hyrje të reja në Parlament

Tetë ulëse për Aleancën: Dorëzimi i mandateve mundëson hyrje të reja në Parlament

Enver Hoxhaj paralajmëron për rrezikun që i kanoset Kosovës pas zgjedhjeve

Enver Hoxhaj paralajmëron për rrezikun që i kanoset Kosovës pas zgjedhjeve

KMShK dënon deklaratën e Drita Morina: Pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus”

KMShK dënon deklaratën e Drita Morina: Pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus”

Supremja lë në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore

Supremja lë në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë