Këtë herë ajo ndodhet në një atmosferë krejt tjetër. Rihanna po shijon rrezet e diellit në një shazllon dhe këtë gjë na e tregon nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Ajo ç’ka është e dyshimtë për këtë foto është se këngëtarja ka shkruar në stomakun e saj me krem plazhi numrin 23, por nuk ka treguar asnjë arsye se përse e ka bërë një veprim të tillë.
Një mal me komente kanë vërshuar në “Instagram”-in e saj ku fansat kanë aluduar se ky veprim i Rihannës tregon se ajo ndjen një dëshirë për seks. Disa të tjerë e lidhin numrin me turneun e saj apo me projekte të reja muzikore, por shumica dërrmuese mendojnë se këngëtarja ka nevojë për marrëdhënie seksuale pasi angazhimi i saj në këtë turne është shumë i lodhshëm dhe se ajo nuk ka pasur kohë mjaftueshëm për t’u kujdesur për veten.