Reperi shqiptar, Stresi e ka nisur ditën me disa thënie nga Profeti Muhamed.
Pasi paralajmëroi ditë më parë tërheqjen e përkohshme nga muzika, Stresi tani duket se po gjen më shumë kohë për fenë e tij që për të është feja më e pastër në botë.
Në profilin e tij në Instagram, Arkimed Lushaj ka paraqitur thënie të profetit të cilat përcjellin mesazhe mjaft pozitive.





















