Martohet këngëtari turk, ja kush është nusja

E publikuar: 03/05/2016 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tarkan, ylli turk i muzikës pop, është martuar me fansen e tij 13 vjet më të re, Pinar Dilek.

Zëdhënësit e këngëtarit kanë bërë të ditur se ceremonia e martesës është mbajtur në shtëpinë e 43-vjeçarit në Stamboll.

Ashtu si edhe këngëtari, edhe Dilek ka lindur në Gjermani, ndërsa para se ta kurorëzonin dashurinë e tyre, ata ishin në lidhje për pesë vite.

Tarkan është një prej këngëtarëve më të njohur në Turqi, ndërsa ai është i njohur në gjithë Evropën.