Sekondat në semaforët e Prishtinës, problem serioz

E publikuar: 12/03/2016 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Problemi i trafikut në kryeqytet vazhdon të mbesë problem i pazgjidhur.

Sekondat nëpër semaforë, për shoferët po shkaktojnë tollovi, ngase thonë se u duket gjatë të presin mbi 100 sekonda.

Por për policinë sekondat po shkaktojnë aksidente. Sipas tyre, 4 sekondat shtesë bëjnë shpesh që qytetarët të nguten e të aksidentohen me veturat e anës tjetër.

E në drejtorinë e shërbimeve publike thonë se Policia duhet t’i argumentojë ato që i thotë.

Komunarët thanë se 4 sekondat paralajmërojnë shoferët që të ndalen si dhe për mosrespektim të rregullave, përgjegjëse është policia.

Ndërkohë, “038” raporton se policia është ankuar edhe në sinkronizim të semaforëve.