Lajmet

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

13.10.2026 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi dënues i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë e bëri sërish pjesë të debatit çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës dy vjet pasi vendi dështoi të bëhet anëtar i organizatës së të drejtave të njeriut. Kryeministri Kurti dje e përmendi rëndësinë që do të kishte për qytetarët anëtarësimi, ndërsa një deputet i tij e vendosi si “prioritet kombëtar”.

Po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Europës, për katër të akuzuarit në Hagë do të nënkuptonte edhe një mekanizëm shtesë ku do të mund të trajtoheshin të drejtat e tyre. Kështu u argumentua së fundi në Kosovë kur Haga iu dha 81 vjet burgim katërshes së UÇK’së në shkallë të parë.

Pas futjes në diskurs të kësaj teme, kryeministri Albin Kurti në një ngjarje dje të organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për diplomatët e rinj, përmendi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatën lidere europiane të të drejtave të njeriut për qytetarët e vendit.

“Procesi i sigurimit të njohjeve ndërkombëtare ka qenë i vështirë. Megjithatë, nuk duhet ta humbim nga vëmendja se çfarë do të nënkuptonte integrimi më i madh ndërkombëtar për qytetarët e Kosovës. Anëtarësimi në Këshillin e Europës, për shembull, do t’u mundësonte të gjithë qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe në sistemin më të gjerë europian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Kurti.

Çështja, për të cilën Qeveria e Kurtit në vazhdimësi kishte deklaruar se e ka si prioritet në agjendë, ka mbetur periferike më shumë se dy vjet që kur Kosova dështoi të kapte momentumin e krijuar pas përjashtimit të Rusisë nga organizata, si dhe më e rëndësishmja – rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që Kosova të pranohej.

Atë së voni e kishte përmendur ministri i Jashtëm i Francës, Benjamin Haddad, i cili gjatë një vizite në Prishtinë në fund të korrikut, kishte deklaruar se vendi i tij e mbështet integrimin europian të vendit, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Europës.

“Kam ardhur gjithashtu për të shqyrtuar me Qeverinë e Kosovës se si mund të avancojmë anëtarësimin tuaj në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Europës. Për këtë kemi biseduar me Zëvendëskryeministrin dhe do të punojmë së bashku për ta bërë këtë realitet sa më shpejt”, tha ai në një konferencë të përbashkët me kryediplomatin Glauk Konjufca në Prishtinë.

Ndërkohë, sot në një prononcim për media, deputeti i Vetëvendosjes, Vigan Qorolli, e shpalli “prioritet kombëtar” anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Kjo është një domosdoshmëri”, tha Qorolli, duke shtuar se “më pastaj është fuqi politike të cilat Bashkimi Europian, por edhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës, do të duhej të reflektonin dhe t’i japin mundësi Kosovës, sepse kemi mbetur vendi i fundit në kontinent pa u anëtarësuar në Këshill të Evropës”.

Por, Qorolli tha se kjo s’duhet të lidhet me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-katër krerëve të UÇK’së.

“Këto nuk do t’i ndërlidhja, çështjet e gjykimeve në Dhomat e Specializuara dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Nëse ndokush eventualisht vetë Këshilli Evropës, Bashkimi Evropian do t’i ndërlidhi, kjo do të ishte gabim fatal. Ne si Kuvend dhe si komision, do të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur, gjithashtu edhe ekzekutivi, që vitin e ardhshëm të përmbyllet ky proces”.

Në maj të 2024-ës, Kosova kishte dështuar të anëtarësohej në këtë organizatë pasi disa shtete anëtare, aleate të vendit, i kërkuan asaj të çojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Qeveria e Albin Kurtit atëherë kishte refuzuar këtë kusht dhe për pasojë Kosova s’u fut në agjendën e Komitetit të Ministrave.

Sidoqoftë, pak para takimit të Komitetit të Ministrave atëherë, ish-kryediplomatja Donika Gërvalla, i çoi një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku Kosova merrte përsipër zotimin që të përgatisë një draft-statut të ri për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim e komunave me shumicë serbe.

Kjo përpjekje e qeveritarëve kosovarë rezultoi e pafrytshme.

As vitin e kaluar e as sivjet Komiteti i Ministrave – organi vendimmarrës – nuk u mor më me këtë çështje, duke mos e përfshirë në agjendë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”