Ka 51 vjet dhe duket sikur t’i kishte 20 më pak, është aktore e zonja, bile edhe vajzë e Bondit. Bëhet fjalë për aktoren Monica Bellucci, për të cilën ditë më parë u tha se është e jona
Monica Belluci edhe një herë tregoi stilin e saj elegant derisa merrte pjesë në një shfaqje speciale filmike në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Majami, të mërkurën mbrëma.
Vajza e Bondit, bukuroshja 51-vjeçare ishte veshur me një fustan të zi, të cilin e kishte shoqëruar me taka të larta. Mediat botërore e quajnë atë simbol të bukurisë italiane.