Kim Kardashian West dhe burri i saj Kanye West janë gjithnjë në kërkim të më të mirës. Ata kanë një shtëpi të mrekullueshme dhe mesa duket nuk do ta shijojnë ende. Megjithatë bëhet fjalë për një rezidencë madhështore. Pavarësisht kësaj Kim nuk është e lumtur pasi shtëpia nuk është ende gati.
Daily Mail Online ka publikuar foto ekskluzive të shtëpisë që tregojnë se ëndrra e tyre për rezidencën 20 milionë dollarëshe në Hidden Hills, Kaliforni ende nuk është gati, pas një ruandi të dytë të rinovimeve.
Çifti e blenë këtë shtëpi në gusht të vitit 2014, dhe ajo ende nuk është rregulluar plotësisht për të jetuar në të.
Por, pavarësisht kësaj, fotografitë e siguruara nga Daily Mail tregojnë se ata do të kenë një shtëpi madhështore, me oborr të madh dhe pishina.
Shfletoni galerinë për të parë shtëpinë.





















