Shqiptarja Bebe Rexha, së fundmi ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga “Warner Music Group”, që është edhe ngjarja e vitit që zhvillohet pas ndarjes së çmimeve “Grammy”.
Eventi është zhvilluar në “Milk Studios” në Los Anxhelos natën e mbrëmshme (15 janar, 2016).
Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj ekstravagante. Ajo kishte veshur një fustan transparent, të mbuluar me gurë të çmuar që shkëlqenin në dritën e fotoaparateve, transmeton Koha.net.
Rexha deklaroi se fustani që kishte përzgjedhur për këtë natë kishte kushtuar 35 mijë dollarë. Këtë ajo e bëri publike në profilin e saj në Snapchat ku pothuajse ka prezantuar tërë këtë ngjarje.



















