Para 14 vitesh ishte vajza më e bukur e Kosovës duke mbajtur në kokë dhe kurorën si Miss Kosova, por tash që është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë duket se ka haruar botën e spektaklit. ”Fillimisht jam larguar nga Kosova për shkak se babai i Ynvës jeton në Suedi, shkova përkohësisht dhe mbeta atje, realisht jam adaptuar shumë sidomos për neve pasiqë është shumë e vështirë të jetojmë në një shtet tjetër por ka qenë një plus i madh se kam pasur dëshirë të përjetoj atë ndjenjë që nuk të njeh askush me qenë vetvetja Drenusha”, thekson në bisedën e saj këngëtarja Drenusha Latifi e cila për momentin ka angazhime tjera atje.
”Kam menduar të mësoj gjuhën se më duhet kohë, pa mësuar gjuhën nuk bën as shkollë e më pas të ndjek ndonjë profesion për një punë, është më rehat për mua e muzikën nuk ma ndal askush se mund të jetë pjesë e hobit ose e vikendeve sic ndjekim koncertet”, shton më tej këngëtarja Latifi e cila sqarone dhe mosmarveshjet që sollën në ndarje njëherë para se të lind vajza.
”Na tani jemi pajtu menjëherë pas ndarjes dhe kam ikur në Suedi dhe më nuk kemi pasur probleme, tash jetojmë bashkë”. E sa i përket lindjes së vajzës ajo thotë: ”Duket dicka që nuk beson se ti je ajo që e ke bë, të duket vetja aq e fuqishme e jashtëzakonshme që ti je në gjendje të sjellësh dicka në jetë si fëmija”. Por ajo ka kohë që nuk ka realizuar ndonjë projekt të ri muzikorë e si duket edhe gjatë kohë nuk do shohim dicka të re nga Drenusha. ”Më duket më interesant të merem me Ynvën se sa të bëj një këngë, kam pasur shumë faza që jam tërhequr për një kohë por tash nuk më shkon mendja asnjëherë por në të ardhmen nuk e di”.

















