Rrjetet sociale tashmë janë bërë një dritare, përmes të cilave yjet janë më afër fansave të tyre. Telegraf ka bërë një përmbledhje të 10 yjeve shqiptare që kanë më së shumti ndjekës në Instagram.
Sipas kësaj renditjeje, në vendin e dhjetë është Tuna, kurse një vend më lartë është Morena Taraku. Dhurata Dora është e teta më e ndjekura, kurse Nora Istrefi është e shtata. Prezantuesja Marina Vjollca mban vendin e gjashtë, derisa i pesti është reperi Ledri Vula. Motra tjetër Vjollca, Luana, është e katërta më e ndjekur. Në top-tre më të ndjekurit, renditen Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, derisa vendi i parë i takon Enca Haxhisë me 947 mijë ndjekës…

















