Kënga e shumë komentuar në publik ‘N.U.N’ nuk gjendet më në kanalin e Bleros në Youtube.
Videoja është bllokuar dhe nuk mund ta dëgjoni më në Youtube, kjo për shkak se vija melodike e këngës është e vjedhur nga një grek, mëson lajmi.net nga disa burime të sigurta.
Për t’u rikthyer në Youtube kënga dhe klipi i Bleros, grekët kanë kërkuar të holla për shkak të drejtës autoriale të këngës, e kjo shumë me sa duket është goxha e madhe dhe kështu projekti N.U.N nuk do të ketë mundësi të klikohet, për një kohë të pacaktuar.
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com