
Për të dytën herë në karrierën e saj, këngëtarja Beyonce do të jetë protagoniste në finalen e National Football League (NFL), ose siç njihet ndryshe finalja e Super Bowl. Finalja e futbollit amerikan do të zhvillohet më 7 shkurt në Santa Clara të Kalifornisë, në stadiumin e San Francisco49ers, ndërkohë që ende nuk janë përcaktuar dy ekipet finaliste.
Këngëtarja e famshme amerikane do të këndojë për fansat në stadium në pushimin e ndeshjes, ashtu siç ka bërë në vitin 2013.
Ajo do të shoqërohet nga grupi britanik ColdPlay në mbrëmjen më të famshme të futbollit amerikan. Pritet që kjo finale e Super Bowl të mbledhë para televizorit mbi 100 milionë amerikanë.


















