Pjesëtarët e Mbrojtjes civile “luajnë” me institucionet e Kosovës

30.12.2015 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pjesëtarët e Mbrojtjes civile “luajnë” me institucionet e Kosovës

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, deklaroi se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit, duke penguar që pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtje civile” të integrohen në institucionet e Kosovës, proces ky që ishte paraparë të realizohej dje, më 29 dhjetor 2015.

Ajo njoftoi se Kosova kishte kryer të gjitha obligimet për integrim, duke përfshirë procesin e verifikimit, rekrutimit dhe selektimit të kandidatëve në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe se ceremonia e nënshkrimit të kontratave ishte paraparë të mbahej më 29 dhjetor 2015 në Kuvendin komunal të Mitrovicës veriore në praninë e BE/EULEX-it.

“Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, nga institucione qendrore kanë qenë prezent në këtë ceremoni, por pjesëtarët e ish Mbrojtjes civile kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat e punësimit, madje as nuk janë paraqitur fare në ceremoni sipas direktivave të Beogradit për refuzim. Ne kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian gjatë ditës së djeshme për të kërkuar angazhimin e tyre që të realizohet ky proces i integrimit. BE-ja ka provuar pareshtur që të kontaktoj me autoritetet e Serbisë, mirëpo përpjekja e tyre ka qenë e kotë sepse zyrtarët e Serbisë as që iu janë përgjigjur telefonatave të BE-së”, tha ministrja Tahiri.

Ajo tha se kjo sjellje e Serbisë nuk është për t’u habitur, sepse shkelja e kësaj marrëveshjeje është vetëm një shkelje e radhës nga ana e Serbisë.

“BE-ja po ashtu na njoftoi se paraprakisht kishin marrë konfirmim nga Serbia do ta zbatojë marrëveshjen, mirëpo në realitet dështoi ta zbatoj atë”, thuhet në komunikatë.

Ministrja Tahiri po ashtu theksoi se ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian për shkeljen e kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë.

Ministrja Tahiri njoftoi se dje është dashur integrohen 378 pjesëtarë të ish-mbrojtjes civile, ku prej tyre 328 në institucione qendrore të Kosovës dhe 50 në fondin e kontigjencës, ndërsa më herët në tetor janë integruar 105 persona.

Numri i përgjithshëm i personave që integrohen është gjithsejtë 483 dhe Qeveria e Kosovës duke respektuar obligimet e zbatimit të kësaj marrëveshje ka nxjerrë vendimin përkatës për integrim.

– See more at: http://gazetafjala.com/pjesetaret-e-mbrojtjes-civile-luajne-me-institucionet-e-kosoves/#sthash.deQAPVJN.dpuf

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve