Ja pse Guardiola largohet nga Bayern Munich

29.12.2015 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja pse Guardiola largohet nga Bayern Munich

“Sport Bild”, e përditëshmja gjermane zbulon arsyet e vendimit të Pep Guardiolës për të përfunduar në fund të sezonit aventurën e tij në drejtimin e Bajernit të Mynihut.

Një prej tyre është ajo se klubi bavarez nuk bën shpenzime të çmendura. Bajerni është një ndër skuadrat më të forta në botë, por bavarezët ndryshe nga klubet e tjerë të mëdhenj i kushtojnë shumë vëmendje bilancit për të pasur një të ardhme të sigurt, ndaj janë shumë të kujdesshëm për të mos u futur në borxhe. Bajerni nuk pranon kurrë një bilanc me humbje. Kështu nëse verën e kaluar Manchester City, skuadra që përflitet si destinacioni më i mundshëm i Guardiolës shpenzoi rreth 80 milionë Euro për De Bryune dhe Liverpooli 41 milionë vetëm për Firminon, gjermanët mendohen gjithmonë mirë para se të hapin portofolin. Në historinë e tij të lavdishme Bajerni ka qenë gjithmonë kompetitiv edhe pa shpenzuar kurrë më shumë se 40 milionë Euro për një lojtar, shifër kjo që u arrit me Javi Martinez në 2012.

Verën e kaluar objektivi kryesor dukej se ishte Di Maria, por kur PSG kërkoi 63 milionë Euro, Bajerni ndryshoi kurs duke shkuar te Douglas Costa që u ble për 30 milionë, dhe Coman që u huazua për 7 milionë Euro me të drejtë blerje për 21 milionë. Guardiola kërkonte që klubi të shpenzonte më shumë dhe kjo filozofi e ndryshme solli disa përplasje mes tij dhe klubit kur duheshin bërë planet e merkatos. Problemi i parë i përkiste Toni Kroos që kishte kërkuar disa herë rritje page dhe klubi nuk ishte dakord edhe pse Guardiola kishte insistuar që kërkesat e futbollistit të plotësoheshin. Në fund mesfushori u shit për 30 milionë Euro te Reali i Madridit. Një tjetër rast është se para se të ulej në stol, Pep kërkoi blerjen e Luis Suarez, ndërsa klubi vendosi të konfirmonte Mandzukic.

Një tjetër episod ka të bëjë me Neymar, pasi ishte pikërisht ai blerja e madhe që Guardiola dëshironte sapo të vinte këmbë te Bayerni, por klubi vendosi të merrte Mario Gotzen, një blerje shumë më ekonomike dhe mbi të gjitha që e njihte Bundesligën. Në fund edhe blerja e Arturo Vidal. Guardiola kishte preferuar që të shpenzoheshin para për një mbrojtës të djathtë në mënyrë që të konfirmonte Lahm në mesfushë, por Bajerni vendosi të merrte juventinin duke e detyruar trajnerin të tërhiqte sërish pas kapitenin në mbrojtje. Janë këto disa cështje të merkatos që sipas “Bild” bënë të thyhej raporti mes Bajernit dhe Guardiolës, me spanjollin të destinuar për t’u larguar dhe klubin bavarez që pret me krahë hapur Ancelottin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë

Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë

Haziri thotë se nuk i ndalë as gazi lotsjellës, e as veprimet policore me urdhër të Kurtit

Haziri thotë se nuk i ndalë as gazi lotsjellës, e as veprimet policore me urdhër të Kurtit

Kuvendi rizgjedh Vlora Spancën Auditore të Përgjithshme

Kuvendi rizgjedh Vlora Spancën Auditore të Përgjithshme

Publikohet i plotë: Çfarë ndryshon me projektligjin e ri për Specialen?

Publikohet i plotë: Çfarë ndryshon me projektligjin e ri për Specialen?

Kurti për Specialen: Ju mbështesim, por me votën merrni edhe përgjegjësinë

Kurti për Specialen: Ju mbështesim, por me votën merrni edhe përgjegjësinë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit, Mehmeti-Selimi kërkon hetim nga prokuroria

Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit, Mehmeti-Selimi kërkon hetim nga prokuroria

Haradinaj: Takimet e liderëve janë të kota, më 6 tetor të gjithë në shesh

Haradinaj: Takimet e liderëve janë të kota, më 6 tetor të gjithë në shesh

MD: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend

MD: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale