Lajmet

Miftaraj: Gjykata Kushtetuese në Hagë do ta rrëzojë Ligjin për Specialen

18.11.2026 07:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Miftaraj: Gjykata Kushtetuese në Hagë do ta rrëzojë Ligjin për Specialen

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se edhe nëse miratohet sërish në Kuvendin e Kosovës, plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen, atë do ta atakojë Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara në Hagë dhe pastaj do ta rrëzojë instanca e Gjykatës Kushtetuese që po ashtu e posedon Specialja.

Miftaraj në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë nuk u zhvillua as edhe një debat me partnerët ndërkombëtarë për t’i bindur që të bëhen ndryshimet që po kërkohen në Ligjin për Specialen.

“Mendoj se ky Ligj nëse miratohet ditën e enjte, do të atakohet nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara në Hagë dhe do të jetë Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara në Hagë që në njëfarë mënyrë do të vlerësoj kushtetushmërinë. Jam shumë i sigurt që do ta rrëzojë sepse edhe përkundër asaj që e patëm këtë kohë shtesë, prapë se prapë nuk patëm debat, e as diskutime përmbajtësore me partnerët tanë ndërkombëtarë që t’i bindim që ta plotësojmë e ndryshojmë Ligjin. Me vetë faktin që e kemi në kor një reagim prej zyrës së BE-së, ambasadave kyç, po tregohet që ata e kanë ndarë mendjen që Ligji do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese në Hagë”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka treguar edhe se si do të mund të qëndronin dispozita të caktuara të këtij Ligji duke mos e cenuar as operimin e vetë Gjykatës Speciale, pasi këto obligime shteti i Kosovës i ka marrë qysh kur është themeluar kjo Gjykatë.

“Nëse Dhomat e Specializuara e ndërtojnë standardin përmes së cilit vlerësohet ligjshmëria e ligjit, se sa i kufizon të drejtat dhe liritë e njeriut, mund të ketë dispozita që mund të ndryshojnë. Nëse Grupi Punues do e bënte një balancë mes vlerave të të pandehurve në procedurë, të sundimit të ligjit e procesit të drejtë dhe viktimave, ku do të parashihej që Republika e Kosovës do të ndante një buxhet për viktimat nëse kemi aktgjykim final dënues, jam i sigurt që do të bëhej një balancë e do të mund të qëndronin dispozita të caktuara të cilat në radhë të parë nuk do e cenonin operimin e Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Miftaraj

Kuvendi të enjten e kaluar e përfshiu në rend dite shqyrtimin e Projektligjit që ia kufizon mandatin Gjykatës Speciale, pas kërkesës së Partisë Demokratike (PDK) që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.

Presidentja e pati kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik sërish është bërë “pishman” dhe ka kërkuar që përmbajtja e njëjtë e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amendamentimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

“Fara e fëlliqtë” dhe akuzat për mashtrim, kështu u përplasën Rrahmani e Baloku në Komision

“Fara e fëlliqtë” dhe akuzat për mashtrim, kështu u përplasën Rrahmani e Baloku në Komision

Miftaraj: Gjykata Kushtetuese në Hagë do ta rrëzojë Ligjin për Specialen

Miftaraj: Gjykata Kushtetuese në Hagë do ta rrëzojë Ligjin për Specialen

Gjithçka u filmua, si ndodhi grabitja e argjendarisë mbrëmë në Gjakovë ku hajnat hynë me AK-47 dhe çekan – pamje

Gjithçka u filmua, si ndodhi grabitja e argjendarisë mbrëmë në Gjakovë ku hajnat hynë me AK-47 dhe çekan – pamje

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u harru në burg, e s’ka me thënë kush me ua çelë derën

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u harru në burg, e s’ka me thënë kush me ua çelë derën

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kurti mban mbledhje elektronike me ministrat, këto janë vendimet që i morën sipas njoftimit të qeverisë

Kurti mban mbledhje elektronike me ministrat, këto janë vendimet që i morën sipas njoftimit të qeverisë

Shiroka Pula pas aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vendimi ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Shiroka Pula pas aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vendimi ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Haxhiu kërkon nga presidentja e PE-së përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu kërkon nga presidentja e PE-së përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Edi Rama i inkurajon japonezët për investim në hekurudhën Durrës-Prishtinë: Kam folur me kryeministrin e Kosovës

Edi Rama i inkurajon japonezët për investim në hekurudhën Durrës-Prishtinë: Kam folur me kryeministrin e Kosovës

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim