Protesta masive deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”

E publikuar: 26/12/2015 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protesta gjithëpopullore e 9 janarit 2016, e paralajmëruar nga tri subjektet opozitare, do të pasohet me protesta tjera masive deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.
Kështu kanë deklaruar të premten përfaqësuesit e subjekteve opozitare në vend. Opozitarët thonë se kjo Qeveri nuk mund të vazhdojë të funksionojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi, sipas tyre, “gardiani i Kushtetutës” ka dëshmuar se me Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit është shkelur akti më i lartë juridik në vend.