Aksion i madh në Serbi , arrestohen 80 persona

E publikuar: 26/12/2015 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh në luftën kundër korrupsionit, me ç’rast policia ka arrestuar 80 persona në mesin e të cilëve janë edhe disa ish ministra.
Kurir ka mësuar se në mesin e të arrestuarve janë Zeljko Zuniç dhe Slobodan Milosavljeviç, transmeton Indeksonline.
Zeljko Zuniç është pronar i kompanisë “Bohemija”, kundër të cilit banka Alfa dhe Vojvodanska kanë ngritur padi penale në zyrën e prokurorit të lartë.