Detaje mbi vetëvrasjen e studentes

E publikuar: 24/12/2015 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentja 20-vjeçare nga Fieri, e cila u vetëhodh nga kati i 11-të mësohet se e ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e rënda të depresionit.

Ajo duket se e ka menduar mirë vendin nga do të hidhej, pranë Parkut të Autobusave tek “Rruga e Kavajës”.

Përveç kësaj, studentja madje kishte planifikuar edhe gjithçka. Ajo e kishte mbajtur në dorë kartën e identitetit.

Kjo për shkak se kështu do të mund të verifikohej kollaj nga policia.

Vajza ka kryer aktin e vetëvrasjes për shkak se kishte dalë nga një lidhje e dëshpëruar dhe dashuri e pamundur.