Këngëtarja Adele është shfaqur në kopertinën e radhës të revistës “Time”. Me një xhaketë të kuqe dhe flokë të mbledhur, këngëtarja britanike ka pozuar për fotografin Erik Madigan Heck.
E rikthyer në tregun muzikor pas një mungese 4-vjeçare, Adele ka publikuar albumin “25”, i cili doli menjëherë në krye të klasifikimeve botërore dhe u shit në mbi 5 milionë kopje në SHBA.
Edhe klikimet në “Youtube” flasin për një sukses të jashtëzakonshëm, i cili i ka bërë këngëtaren mbretëreshën e re të popit.



















