Nuk mund të thuhet se nudot nuk vlejnë. Në disa raste, këto piktura kapin shifra marramendëse. Një pikturë nudo gjithmonë ngjall interes dhe kryesisht nudot më të suksesshme në botë, janë ato femëroret.
Edhe fotografia artistike shpeshherë zgjon më shumë kureshtjen kur në të paraqitet një personazh i famshëm, tërësisht i zhveshur ose në një situatë sensuale ku shfaq feminitetin e vet, transmeton “Express” në KTV.
Edhe në shoubiznesin shqiptar pozimi nudo ka filluar të bëhet një trend i ri. Dhe jo vetëm modelet, për të cilat realizimi i fotove të zhveshura është pjesë e punës, por sot hasim edhe në disa këngëtare të cilat kanë guxuar të pozojnë para aparatit fotografik tërësisht lakuriq.
Cilat janë personazhet e famshme shqiptare që morën guximin të pozojnë nudo? E kuptoni nga videoja e mëposhtme.



















