Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirdita.
Arqipeshkvi kishte pësuar një hemorragji celebrale dhe i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Neokirurgjisë por nuk ka mundur të shpëtojë.
Lajmi bëhet i ditur nga Arkidioqeza Metropolitane Tiranë- Durrës.
Imzot Rrok Mirdita ka lindur më 28 shtator 1939 në Këllezen të Ulqinit, në Malin e Zi. U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit, Aleksander Tokic.
Më 1992, Papa Gjon Pali II e emëron Arqipeshkëve të Tiranës dhe Durrësit, ku u përkushtua për ngritjen shpirtërore dhe promovimin njerëzor të popullit