Çfarë do të ndodhë me 90,000 turqit në Rusi?

04.12.2015 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çfarë do të ndodhë me 90,000 turqit në Rusi?

Shtetasit turq në Rusi kanë përjetuar histori horror prejse Turqia ka rrëzuar një avion ushtarak rus, pranë kufirit me Sirinë, më 24 nëntor.

Dhjetëra turq janë arrestuar nga policia e migrimit në lokacione ndërtimore. Fabrikat turke janë bastisur pa plan nga policia tatimore.

Qindra rusë të zemëruar janë tubuar po ashtu para Ambasadës së Turqisë dhe kanë hedhur gurë nëpër dritare.

Turqit thonë se kanë frikë nga keqtrajtimet e policisë dhe po i shmangen metrosë.

Por, më e keqja është se 90,000 shtetasit turq që jetojnë në Rusi, mund të detyrohen të ikin bashkë me familjet, si pasojë e masave hakmarrëse të Kremlinit.

Më 28 nëntor, katër ditë pas rrëzimit të avionit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një varg masash për të rritur “sigurinë kombëtare” dhe “mbrojtjen” e shtetasve rusë.

Këto masa përfshijnë pezullimin e regjimit pa viza me Turqinë, ndërprerjen e fluturimeve çarter midis dy vendeve dhe ndalimin e kompanive ruse që të punësojnë punëtorë turq për projektet e porositura pas këtij muaji.

Svetlana Gannushkina, specialiste për migracionin në organizatën joqeveritare Asistenca Qytetare, thotë se sanksionet shprehin pesimizëm për të ardhmen e shtetasve turq në Rusi.

“Mendoj se ata do të detyrohen që ta largohen. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë ligjërisht, është krejt e paqartë, por në praktikë, e shohim shpesh se çfarë ndodh”, thotë Gannushkina.

Prejse është rrëzuar avioni rus, rojet kufitare ruse u kanë ndaluar hyrjen dhjetëra turqve, edhe pse regjimi pa viza është thënë se do të mbetet në fuqi deri më 1 janar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se familjet e turqve që jetojnë në Rusi, numërojnë deri në 200,000 veta.

Gratë ruse të turqve kanë nisur një peticion online, duke kërkuar ndihmë nga presidenti rus.

Dokumenti, i cili ka mbledhur afro 4,000 nënshkrime deri më 2 dhjetor, kërkon që turqit me familje ruse të vazhdojnë punën në Rusi. Peticioni po ashtu kërkon që Shërbimi Federal për Migracion të mos krijojë probleme të pajustifikueshme për ta, si dhe nga mediat shtetërore të mos bëjnë fushatë antiturke.

Shumë kompani turke kanë vënë në pritje operacionet, me shpresën se situata mund të shtensionohet nëse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe Putin do të takoheshin në margjina të një samiti për klimën më 30 nëntor në Paris, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ankaraja thotë se ka rrëzuar avionin rus pas disa paralajmërimeve se ai ka shkelur hapësirën e saj ajrore. Moska, ndërkaq, këmbëngul se aeroplani i saj Su-24 nuk është larguar kurrë nga qiejt e Sirisë, nga ku Rusia, qysh më 30 shtator, sulmon caqet terroriste.

Ndërtuesit turq zënë hapësirë të rëndësishme në Moskë. “Ndërtimi i Rilindjes”, një kompani e madhe turke, është duke ndërtuar rrokaqiellin e saj në qendrën financiare të Moskës.

“Kur aeroplani është rrëzuar, puna thjesht ka ndaluar. Nuk po punojmë”, tregon një punëtor me emrin Umut.

Për vite me radhë, Umut ka përdorur kontaktet e tij me kompanitë turke në Rusi për t’iu sjellë miliona euro kompanive ruse të ndërtimit, ku ai ka shitur pajisje ndërtimore. Klientët e tij tani kanë ngrirë operacionet.

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Rusi, Mikhail Fedotov, ka bërë thirrje kundër retorikës anti-turke.

“E kuptoj plotësisht trazimin e përjetuar për shkak të sulmit mbi aeroplanin rus, i cili është krim dhe tragjedi, por kjo nuk është arsye për të nxitur këtë atmosferë anti-turke”, ka thënë Fedotov, transmeton rel.

Shtetasit turq në Rusi fajësojnë edhe Erdoganin, edhe Putinin për situatën e tanishme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

Musmurati emërohet nënkryetare e Prishtinës, Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në

Musmurati emërohet nënkryetare e Prishtinës, Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në

Sveçla: Po avancojmë reformën në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Sveçla: Po avancojmë reformën në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Haxhiu nënshkruan dekretin: Kosova do të hapë Mision Konsullor në Teksas të SHBA-së

Haxhiu nënshkruan dekretin: Kosova do të hapë Mision Konsullor në Teksas të SHBA-së

Vitia: Ligji për sigurim shëndetësor mundëson që barnat që paguhen jashtë spitalit, të rimbursohen

Vitia: Ligji për sigurim shëndetësor mundëson që barnat që paguhen jashtë spitalit, të rimbursohen

MINT gjobit KEDS me 90 mijë euro për parregullsi me njehsorët elektrikë

MINT gjobit KEDS me 90 mijë euro për parregullsi me njehsorët elektrikë

Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve: Mirënjohje për njerëzit e minutave të para

Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve: Mirënjohje për njerëzit e minutave të para

Gucati “kthehet” në Hagë me 200 mijë nënshkrime për lirimin e bashkëluftëtarëve

Gucati “kthehet” në Hagë me 200 mijë nënshkrime për lirimin e bashkëluftëtarëve

Rama emëron Zyhrije Pllanën drejtoreshë të Investimeve Kapitale, pozitë që e mbante Sokol Havolli

Rama emëron Zyhrije Pllanën drejtoreshë të Investimeve Kapitale, pozitë që e mbante Sokol Havolli

KEK-u nis remontin 30-ditor të njësisë B2

KEK-u nis remontin 30-ditor të njësisë B2

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

“Të gjithë duhet të jemi si Aleks”, vogëlushi që i shkruajti Obamës është shqiptar! (VIDEO)

“Të gjithë duhet të jemi si Aleks”, vogëlushi që i shkruajti Obamës është shqiptar! (VIDEO)

Schlumberger: OSBE do të vazhdojë angazhimin në forcimin e institucioneve të Kosovës

Schlumberger: OSBE do të vazhdojë angazhimin në forcimin e institucioneve të Kosovës

Bushati dhe Mogherini flasin për reformat në Shqipëri

Bushati dhe Mogherini flasin për reformat në Shqipëri