Ty deputetit tim, që dje të votova…

30.11.2015 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ty deputetit tim, që dje të votova…

Ismet Kryeziu

Ty deputeti/ja im/e, që dje të votova e sot me përfaqëson në Kuvendin e Kosovës

Kolegët tu nga opozita po arrestohen dhe për këtë nuk po rezistojnë fare. Ata po ju binden institucioneve shtetërore, prokurorisë dhe policisë, pavarësisht që disa nga ta tani gjenden në paraburgim apo në mbajtje.

Ti deputeti im, nuk po e çel gojën fare. Ti heshtur po pajtohesh me partitë në pushtet të cilat ka muaj që kanë filluar të ushqejnë frikë tek qytetarët, të krijojnë pasiguri dhe të tensionojnë situatën. Këtë po e bëjnë përmes disa telallve që s’janë deputetë. Po e bëjnë përmes deklaratave të tyre publike për gjoja veprimet e kolegëve tu nga opozita.

Por deputeti im, kolegët e tu nga opozita po bëjnë të kundërtën e asaj çka kanë proklamuar deri më tani subjektet e koalicionit tënd në pushtet. Tani, unë dhe Ti deputeti im edhe nëse kemi dyshuar tani po e dimë se deputetët e opozitës, kolegët e tu po pranojnë dhe do të pranojnë dhe më tutje që të burgosen për idealet e tyre në të cilat besojnë. Qëllimet tani e sa kohë i kanë bërë publike për opinionin vendor dhe ndërkombëtar, gjithashtu dhe për ty.

Tani ti deputeti im, a din të më tregosh – pasi po i dimë qëndrimet e opozitës – se cilat janë qëndrimet e tua dhe cilat janë qëndrimet e pozitës?! A e din çka po dëshironi?! A po dëshiron që të kesh një parlament pa kolegët e tu opozitarë?! A po dëshiron që të kesh një veprim dhe mendim parlamentar të siguruar nga policia me maska?! A po dëshiron që të kesh sistem një partiak?! Deputeti im, unë votën të kamë dhënë që besoi të mjafton për të qenë përfaqësuesi im. A po dëshiron që ti burgosin të gjithë kolegët e tu që mendojnë ndryshe?! A po dëshiron ti përfaqësosh të gjithë edhe ata që nuk të kanë votuar ty?!

Deputeti im, nuk është as funksionim i jetës parlamentare, e as i institucioneve kjo gjendje e kjo formë e mbajtjes së seancave plenare. Besojë se e din se asnjë masë apo gjendje e përkohshme nuk i zgjedh problemet dhe nuk garanton funksionalitet dhe jetë institucionale pa veprime dhe zgjidhje politike.

Deputeti im, nuk bëhet dialogu politik vetëm në kolltukët e Kuvendit, sepse ti e din kur më ke kërkuar votën ke bërë dialog në oda dhe kafe, në shkolla e sheshe. Për ditë e për natë ke takuar qytetarë si unë.

Prandaj, si deputeti im, ke ndërgjegje për besimin që të kamë dhënë, dhe para se të merr pjesë në një seancë të rrethuar me forca speciale, policore e ushtarake dhe para se të heshtësh e të bëhesh aparat i votimit, fol e mos hesht. Hajde takomë, pyetëm, merre mendimin tim, ngrite kokën dhe përfaqësomë.

Paralelisht me këtë, Ti deputeti im, aty nuk je vetëm për të regjistruar pjesëmarrjen në seancë plenare; nuk je aty vetëm për të garantuar mëditjen tënde; nuk je aty për të heshtur; nuk je aty vetëm për të ngritur dorën për të votuar një apo disa ligje. Ti deputeti im, je aty për të më përfaqësuar mua. E mua nuk më përfaqëson duke i arrestuar të tjerët, duke mos ditur çka po voton, duke mos pasur as mendim e as idenë për ato pika të rendit të ditës, duke mos dialogu as me mua as me askënd tjetër që të kanë votuar.

Ti je aty për të garantuar jetën demokratike; ti je aty për të garantuar pluralizmin partiak; ti je aty për të garantuar konsensusin shoqëror. Kosova dhe shoqëria e jonë, deputeti im, ka pasur nevojë për lirinë si instrument që garanton pluralizmin partiak, garanton mendimin ndryshe dhe garanton të drejtën qytetare për tu përfaqësuar përmes deputetëve të zgjedhur nga qytetarët. Ti deputeti im, ngrite kokën dhe përfaqësomë, sepse për atë të kam dhënë besimin tim për të vendosur për të ardhmen e fëmijëve të mi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj