Prokurorja e kërkon ditarin e Elvis Pistës

07.10.2015 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prokurorja e kërkon ditarin e Elvis Pistës

Ende edhe pas më shumë se një viti nuk ka asgjë rreth zbardhjes së vrasjes së kandidatit për deputet të PDK-së në Kuvendit të Kosovës Elvis Pista.
Organet e hetuesisë kishin shpresuar shumë që ditari i Pistës do të dërgonte te kapja e vrasësit të tij, por edhe pas analizimit të këtij dokumenti rezultati ishte negativ.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija i ka thënë portalit arbresh.info se është duke u punuar që sa më shpejt kjo vrasje të zbardhet.

“Jemi duke punuar, por ende nuk kemi ndonjë person të dyshuar. Kemi shpresuar se dokumenti të cilin e kemi gjetur do të na dërgoj te kryesi i vrasjes, por nuk kemi pasur sukses në atë drejtim dhe kemi vazhduar me hetimet tjera”, është shprehur Bakija.

Sipas saj tash organet hetuese janë fokusuar në zbardhjen e listave të telefonatave të Pistës. Ajo i ka thënë arbresh.info se shpreson se të dhënat e telefonit të Pistës do të dërgojnë tek gjurmët e vrasësit mistik.

“Është kërkuar një ditar i Pistës edhe kemi menduar se ai ditar do të na zbardh krejt rastin, por nuk kemi arritur. Të shohim tash të dhënat e telefonave të tij kur të ndriçohen krejt çka po na japin”, është shprehur kryeprokurorja Bakija.

Kryeprokurorja tha se hetimet nuk do të ndalen asnjëherë deri në zbardhjen e vrasjes.

Ish- drejtori operativ në Postën dhe Telekomin e Kosovës dhe kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pistak është vrarë në ora 00:45 minuta të natës mes 14 dhe 15 qershorit. Vrasja e tij ishte kryer vetëm një javë pas zgjedhjeve në të cilat Pista kishte arritur të merrte një numër të konsiderueshëm të votave, por kjo vrasja nuk është cilësuar asnjëherë si vrasje politike.

Pista ishte qëlluar disa herë prapa shpine derisa po dilte nga Restaurant “Jaha” në periferi të Rahovecit, ku kishte qenë në darkë me gruan e tij. Në cilësinë e dëshmitarit të këtij rasti prokuroria ka intervistuar edhe shokun e ngushtë të Pistës, Mentor Veliu, mirëpo deri tash asnjë person nuk është arrestuar si i dyshuar për këtë vrasje misterioze

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë

Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës